• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Përse iu rikthyen përplasjes Rama dhe Meta

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nuk dihet saktësisht se çfarë i thanë drejtuesit e PS në qarqe gjatë mbledhjes së mëngjesit ditën e hënë, por Edi Rama doli për të folur ashpër kundër Ilir Metës. E akuzoi se po kryen veprimtari ilegale ditë e natë në shërbim të LSI-së dhe e shau se “ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”.

“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë që i ngarkon Kushtetuta, por edhe në çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien nga trutë e kokës. Një President që bën propagandër kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale që e ka vënë zyrën e Presidentit në dispozicion të partisë që e menaxhon e shoqja e çdo dite humbet nivel në raport me detyrën s’ka nevojë ta komentoj unë se të gjithë e shohin dhe do e dënojnë në 25 Prill” u shpreh Rama.

Meqënëse Rama iu referohej disa shkrimeve në media për takimet e Ilir Metës në Vlorë, atëherë presidenti udhëtoi si për inat drejt këtij qyteti për t’ia dhënë përgjigjen. Presidenti e pranoi se kishte qenë në Selenicë për mungesën e financimit të rrugës, dhe se kishte qenë edhe në Orikum për të dëgjuar banorët e zonës se po iu grabiten pronat, dhe njoftoi se do të kthehej sërish në Vranisht, ku banorët ishin kërcënuar pas takimit që kishin pasur me të.

“Sa herë të më përmendë dhe të më gënjejë nga Vlora përgjigjen do vij dhe do ta jap këtu nga Vlora, sepse e meriton Vlora” tha Meta.

I pyetur nga gazetarët, nëse po bëhej kështu pjesë e fushatës elektorale, Meta tha se ai ishte kundër oligarkëve. “Më 25 prill prill do të jetë triumf i popullit mbi oligarkinë, u bëj thirrje që të mos marrin financime nga ata. Ilir Meta është kundër oligarkëve” ishin fjalët e Ilir Metës.

Në mbrëmje, Edi Rama udhëtoi drejt Rinasit për të pritur disa doza të tjera vaksinash, por ende nuk ishte qetësuar. Ndërsa fliste për pandeminë, gjuha i shkoi sërish tek presidenti. Thuajse i kërcënoi me mbyllje biznesi, pronarët e lokaleve që i hapin dyert Ilir Metës për takime.

“Unë mendoj që ata të cilët u hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve, nuk duhet t’ua hapin dyert, sepse ata do të paguajnë. Janë ata që dëmtohen, janë ata që rrezikojnë t’u mbyllet biznesi. Janë ata të parët që duhet të refuzojnë këtë gjë. Nga ana tjetër kur mendon që Presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues të këtij vendi është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi” tha kryeministri.

Të paktën për këtë të hënë, të gjitha energjitë e kryesocialistit ishin drejtuar nga Ilir Meta. Shkak duket të jenë bërë takimet e shpeshta me qytetarët, që vetë Meta i ka intensifikuar në terren duke u bërë plotësisht aktiv në zgjedhjen që kanë para qytetarët në 25 Prill, të cilin ai i quan një referendum.

Katër vite më parë, kur ishte ende “president i zgjedhur”, Ilir Meta doli në fushatë për LSI-në dhe nuk ngurroi t’i kërcënonte socialistët se nuk do t’ia dekretonte qeverinë.

Gjasat janë që kur e ndihmoi Ilir Metën të ngjitej në presidencë, Rama mendoi se e kishte neutralizonte politikisht të paktën përgjatë fushatave elektorale, përmes sterilitetit partiak që imponon presidenca. Shpresa se Ilir Meta do të ruante një profil mbi palët, e justifikonte edhe entuziasmin e Ramës asokohe.

Përgjatë një interviste në Top Story nuk i kurseu lavdatat për distancën e njëjtë, që Meta kishte arritur të ruante nga PS dhe nga PD. Rama i mëshoi rolit të Metës si “i treti i vërteti”.

“Sot unë jam i qetë para shqiptarëve se president më me PD, jo me PD, ne nuk gjenim dot as në PD. Është president i lidhur me të gjithë. Ka akses te të gjithë. Flet me të gjithë. I thotë të gjithëve ça mendon. Do jetë përshkrimi i punës për të, e ka pasur vokacion është një zgjidhje ideale. Nëse do kërkonim president me këto karakteristika nuk do e gjenim asgjëkundi. Është i prerë Ilir Meta për të qenë me të gjithë dhe me asnjë” thoshte Rama në prill të 2017, duke e shtyrë Ilir Metën për t’u ngjitur sa më “lart” në presidencë.

Siç zbuloi vetë pak ditë më parë, në mendje kishte pasur një plan, me të cilin sipas tij, kishte rënë dakort edhe Lulzim Basha.

“Çuarja për skrap e LSI praktikisht ishte projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha se unë nuk e kam tradhtuar projektin, unë vazhdoj të besoj tek projekti. Ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI-në për skrap që nuk do të ketë më matrapazllëqe me LSI-në dhe sot është një aksioner në SHPK-në e 4 ortakëve, ku ai është ortak minorance se ortakët kryesorë janë Saliu dhe Ilir Meta”, tha Rama disa ditë më parë.

Por Lulzim Basha u tregua i kujdesshëm dhe e përgenjeshtroi menjëherë këtë rrëfim të Edi Ramës. Ai doli në konferencë për mediat dhe tha se Rama “çfarë thotë sot nuk thotë nesër”.

“Nuk mban më Rama. Ka mbaruar. Është e shkuara, prandaj s’po merrem me të më. Tashmë duhet të merremi me të ardhmen. Dhe në të ardhmen koalicioni që unë drejtoj bashkë me LSI-në dhe partitë e tjera, hapi i parë që do të hedhim është do të largojmë Edi Ramën më 25 Prill dhe pas kësaj do të nisim zbatimin e planit tonë të punës që do të sjellë ndryshim real, jo mrekulli”, u shpreh Lulzim Basha.

Pavarësisht se kontrollon mediat tradicionale, që përsërisin orë të gjata transmetimi të fjalimeve të Edi Ramës dhe Erion Veliaj, situata në terren për socialistët është më e ndërlikuar. Drejtuesit politikë të PS-së kanë përballë dy forca politike PD dhe LSI dhe si të mos mjaftonin këto, duhet të ruajnë edhe lëvizjet e presidentit Meta që punon për fitoren e “referendumit”. Pikërisht pasi ka marrë raportimet e tyre për situatën në terren, kryeministri ka dalë nga selia e PS me akuzat për Metën, që sipas tij duhet të rikthehet në presidencë dhe të mos angazhohet në zgjedhje.©Lapsi.al



15 Comments

  1. Ta kishte edhe presidencen psikopati, mjere ky vend se si do kish vajtur. Kete KM, ne kesi konfliktesh e con mos dituria per zhvillim te pushtetit, dhe karierizmi diktatorial qe ka ne brendesi te ndergjegjes.Sigurisht cdo njeri ka edhe te meta, ashtu si edhe presidenti, por mafia shpirterore e tinezare e ketij krye batakciu KM, qe ka kaluar cdo cak, duhet cuar ne vizite mjekesore te psiko analizes neurone sepse e ka humbur plotesisht, e ne mos ka qene i tille nga femijeria, pra me kartele, e plus droges qe e thithte ne bashki. Keto kane efekte ditore te vazhdueshme per kete njeri, e si perfundim duhet te veje ne koshin e plehrave te sistemit, e asaj partie qe e ushqente brenda kopese se ujqerve rilindas.

    1. mos dituria per zhvillim te pushtetit….
      karierizmi diktatorial qe ka ne brendesi te ndergjegjes….
      duhet cuar ne vizite mjekesore te psiko analizes neurone…..

      Fellesi mendimi dhe elokuence tipike per talibanet e Shqupit qe idiotizmin rreken ta mbulojne me fjale “te medha” te mbledhura kuturu.

    2. E moret vesh me te fundit, besoj.
      President Likja, shpallet nga Departamenti Shtetit SHBA, si nje nga 12 me te korruptuarit ne bote.

    3. Haha ? Kane fillue Andi e Armondo me mbronte Meten dhe pastaj thone se ne po luftone korrupsjoni dhe per te miren e Shqiptarve????

  2. Rama ne vlore,Meta nga mbrapa naten si hajdut ne Vlore.
    Rama ne Korce,Meta si hajdut nate ne Korce.
    Rama ne hale ,Meta ne hale
    Rama ne Rinas,Meta ne Rinas.
    Kush do te fitoje?

  3. Sali Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967.

    Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

    Por çfarë thuhet në dokumentin e Ali Anadollit? Aty tregohet me detaje se si Berisha u fut në Partinë Komuniste, duke shkuar më parë te Sigurimi i Shtetit.Artileria e ‘rende’e komentuesve shpellkare te pd i rikthyer bythlepirsi dhe kar thithesi ekselent i salihut lulzimes me raste dhe i metes xixa,stalini doli para ca ditesh ky xixa na vjen sot si nje shpellkare i Byrektores ne karin e dyte te shqupit te pd

  4. IPAEMER; kodoshi biri kurves, i maskuari i bijeve te atyre qe thote edhe ne koment, me qartasi e tregon aftesine e poshtersine e tija ne komentet, apo kunder venijet qe na ben ky idiot kuqal, qe nuk e dime se nga cgjeriz del cdo here e na sulmon duke mbrojtur psikopatine e kryetarit te tije, me llogjiken e servilit e te njeriut te xhungles. Ky zhuls mendor i kohes, ky horr i degjeneruar qe akoma se kupton qe si na ka drejtuar maskarai qe ai ka ne zemer nga trashegimeria, pa pare fatkeqesite e ketij vendi qe jane vetem nga partia hibride e gjerizit, ;;;rilindje. TY, kelysh bastardesh nuk te bekerka pershtypie gjetja e pershkrimi yt si tip, se njeri nuk je, e smund te jeshe, por mbetje gjerizore e asaj partie qe ti i sherben me miopine e ligesine tende te trasheguar. Jeni fare e keqe e demokrazise, as per pleh nuk ia vleni, keshtu qe e kupton vete gjendjen tende te mendimit e veprimit. Presim te na hapesh ndonje dosje tjeter, por filloje me krokodilin e parlamentit, kafshen Ruci, e pastaj dil tek te tjeret. POr shih se ke edhe ti vete ndonje dosje, qe mba nje ane te tille, andaj te keshilloj,,,,,,RUHU KODOSH,,,

  5. Sot doli në kombinat me pesë a gjashtë ‘çerra’ që protestonte kundër Amerikës pse ngriti lart gjykatësin Dvorani i cili nuk është pajtuar me korrupsionin e Metës. Këtij i ka ngelur shpirti te mizerrabiliteti, dhe është tjetër lloj.

    Tjetër lloj është edhe Lul Basha. Këtij nuk i ndahet shpirti nga mashtrimi, nga ‘futja kot’ nëpër takime me njerëz, nga paturpësia që premton ça t’i vijë në mendjen mashtruese. Një nëne që iu ankua se i ka vdekur burri, i tha: ‘e di, e di, po hajde në 25 prill’. U duk se do t’i ngjallte burrin atë ditë prilli. Ky është fare, nuk i ndahet shpirti nga modeli ‘Lul komiku…’.Shikoni xixa sulmon njelloj si salihu e meta ruhu kodosh,kopili xixa qe nuk e di as vete nga dhe kush e ka pjelle i thote komentuesve te ruhen,nje shpellkar bythelepires karlepires ekselent na ben dhe trimin,keshtu te mesoje Elona e byrektores se pd te sulmosh se behesh interesant,babai yt eshte shprehur me mire te kisha bere qef duke I rene me dore sa bera kete bastard xixa

  6. Ti, i ndyri, bire kurvi qe e ke pranuar vete, ndyresire qe ske gjak ne deje po vetem mjekren e idiotit qe te frymezon me injorancen tende si te nje butaku gjerizi rilindas cohesh e ofendon se kujto se ke te drejte me ato veprimet e alibite e poshtera qe hedh ne portal, po na mbush mendjen se ju jeni rrace e superioritetit kur na thua shpellare, dukesh qe je biri kurvit, qe te ka nxjerre kurva nga goja se atje e merrni ju qelbesirat, por te dish prejardhjen, e fisin tim ti del si nje mergimtar pa origjine e qe akoma po kerko te kapesh ndonje thele me ate motivin hajdut qe ke ne origjinen gjenetike e politike. Ske fytyre ti, palaco servili, lypesqar e lepires oturaqesh politikanesh qe te me perfolesh mua. Per mua je nje zuzar i felliqur sa qe kisha kohe qe sdesha te bej debat me felliqesira, por poshtersia tende duke na permendur se e di shume mire qe kjoXIXA ime te eshte futur keq ne ate qe ti, e shoket si ti nuk e duroni ,. POr skam se ctu bej fytyrave e kerrmave te tille qe kerkojne shoke si vetja, por qe e dine se jane shume pak se jane ne apandemi te politikes se zuzarit.me bandite, horra, hajdute, kriminele drogmene si ju, as qe dua te merrem se jini njojtur mire, u ka dale boja ore te degjeneruar.

  7. U kthye debati sepse Rama kishte gati nje A? qe ja kishte vene ne menge Kimetja … ishalla pa pagese… vleresimin per Dvoranin

  8. po i vjen dita katunarit cepanit te japi llogari bashke me ate kurven e shallvareve qe ska lene hajdar pa thyer qe 14 vjece

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *