• |
ide | kryesore

Studimi amerikan: Shija dhe nuhatja mund të mos kthehen deri në 5 muaj pas infeksionit Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Nuhatja dhe shija e njerëzve që e kanë humbur pas infektimit me COVID-19, si një prej simptomave të prekjes nga virusi, mund të mos kthehet deri në pesë muaj pas infektimit. Sipas një studimi të publikuar ditën e djeshme nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, humbja e shqisës së shijimit dhe të nuhatjes është një simptomë e zakontë te shumë persona që rezultojnë pozitivë me koronavirus. 8 nga 10 persona pranuan se kishin humbur të paktën njërën prej këtyre ndjesive, pra ose nuhatjen ose shijimin.

Studimi amerikan i kësaj Akademie përfshiu 813 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët rezultuan pozitivë për COVID-19. Secili person plotësoi një pyetësor në internet dhe një provë në shtëpi për të vlerësuar shqisën e tyre të shijes dhe nuhatjes, në një shkallë nga 0 në 10, mesatarisht pesë muaj pas diagnozës. Pesë muaj më vonë, kur u testuan një provë në shtëpi, 17% e njerëzve thanë se kishin ende humbje të nuhatjes dhe 9% e njerëzve kishin humbje të shijes, sipas studiuesve.

“Rezultatet tona tregojnë se nuhatja dhe shija e humbur për shkak të Covid mund të qëndrojë edhe mbas 5 muajsh pasi njerëzit janë rikuperuar nga Covid-19”, tha në një deklaratë Dr. Johannes Frasnelli i Universitetit të Quebec.

 

Burimi: American Academy of Neurology



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *