• |
ide | kryesore

Tabaku: Veliaj hedh baltë çdo ditë për të larguar vëmendjen nga dështimi i Ramës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një reagimi, i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Tabaku shprehet se Veliaj vazhdon sulmet politike ndaj opozitës dhe se këtë gjë e bën për të hequr vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë.

“Ndërkohë që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, për faj të Edi Ramës, kukulla e tij në krye të Bashkisë së Tiranës vazhdon çdo ditë sulmet politike e baltën politike. Kjo ndodh me arsyen e vetme për të larguar vëmendjen nga dështimi i Edi Ramës në ekonomi, nga dështimi i Edi Ramës për menaxhimin e pandemisë, nga dështimi i Edi Ramës në shëndetësi, nga rritja e varfërisë, nga rritja e papunësisë e nga rritja e shqiptarëve që largohen nga vendi, nga rritja e emigracionit.

Erion, një herë të vetme puno për qytetarët e Tiranës dhe kaq pak kohë sa të ka mbetur në krye të Bashkisë së Tiranës, mos mendo vetëm për klientët e xhepin e tyre. Ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë angazhime konkrete serioze, ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë se çfarë do të fitojnë pas 25 prillit. Ndërkohë që sot shqiptarët po vendosin që një herë e mirë të largohen nga Edi Rama, të largohen nga ky model politik i cili ka sjell dështim në jetën e secilit. Më 25 prill fiton Shqipëria! Më 25 prill fitojnë shqiptarët! Më 25 prill largohet Edi Rama!”, tha Tabaku.



1 Comment

  1. Sot doli në kombinat me pesë a gjashtë ‘çerra’ që protestonte kundër Amerikës pse ngriti lart gjykatësin Dvorani i cili nuk është pajtuar me korrupsionin e Metës. Këtij i ka ngelur shpirti te mizerrabiliteti, dhe është tjetër lloj.

    Tjetër lloj është edhe Lul Basha. Këtij nuk i ndahet shpirti nga mashtrimi, nga ‘futja kot’ nëpër takime me njerëz, nga paturpësia që premton ça t’i vijë në mendjen mashtruese. Një nëne që iu ankua se i ka vdekur burri, i tha: ‘e di, e di, po hajde në 25 prill’. U duk se do t’i ngjallte burrin atë ditë prilli. Ky është fare, nuk i ndahet shpirti nga modeli ‘Lul komiku…’.Duhet te flasi ndonjehere dhe tabak honia e pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *