• |
ide | kryesore

Telashe për Josën: Ibraimi rrezikon të mos jetë në Durrës

-Instant, Sport



Mirel Josa nuk ka kohë për të qarë humbjen me Partizanin, sepse një tjetër sfidë vendimtare afron dhe tekniku rrezikon ti duhet ta luajë pa sulmuesin e tij më të rëndësishëm. Kundër Teutës në Niko Dovana mund të mungojë Agim Ibraimi, që vazhdon të ketë dhimbje të fortë në kavilje.

Sulmuesi u detyrua të dalë përpara kohe nga fusha në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, i zëvendësuar në minutën e 77 nga Limaj dhe sipas asaj që bën të ditur stafi mjekësor i Bluve, gjendja e tij është për tu vlerësuar nga dita në ditë. Tek Kukësi po bëjnë të pamundurën për ta rikuperuar shqiptaro-maqedonasin, por kjo e ka bërë teknikun të ketë paqartësi në përgatitjen e ndeshjes: Josa dëshiron ta presë Ibraimin deri në fund, por nga ana tjetër lojtari vazhdon të ketë shqetësime dhe prezenca e tij është në dyshim të fortë.

Alternativa e parë sigurisht që është Vesel Limaj, që shënoi emrin në listën e golashënuesve edhe kundër të kuqve, në golin e lejuar nga të besuarit e Dajës si kompensim për golin e Muratajt që përfitoi nga dëmtimi i Taipit në zonë. Duke e patur të gjithë skuadrën në dispozicion, tekniku do të vendosë vetëm në fund nëse do ti jetë besnik modulit të deritanishëm, me zëvendësimin direct, apo do të ndryshojë sjellje të të tijve për të lënë Eze sulmues të vetëm, gjithnjë nëse Ibraimi nuk ia del…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *