• |
ide | kryesore

Video/ Bayern i fut frikën Champions-it: Lazio pëson katër, Chelsea ‘pirat’ me një supergol të Giroud

-Instant, F1, Sport, Video



Humbje e rëndë në shtëpi për Lazio në vajtjen e 1/8 së Champions League. Bayern Mynih dominon fushën e rezultatin dhe trimfon 4-1, rezultat që praktikisht kualifikon gjermanët për në cerekfinale. Nuk i dalin llogaritë Inzaghit që shpresonte të qendronte në lojë pr kualifikimin deri në ndeshjen e dytë, por bavarezët e Flick ishin shumë të fortë për këtë Lazio. Goditje e fortë në Wanda Metropolitano e Chelsea, që shemb murin e Atletico Madrid me një gol të Giroud.

LAZIO – BAYERN MYNIH 1-4
Në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të Champions League ishte vërtetë Lazio-Bayern, por edhe një sfidë mes Immobile e Lewandowskit, dy sulmues prolifik që kërcënojnë fronin e njëri-tjetrit. Por polaku i Bayern e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, ashtu si formacioni i Flick, në avantazh pas nëntë minutash në Olimpico. Pjesa e parë ishte një monolog i Bayern, që krijoi ndjesinë se bënte një tjetër sport. Rezistenca e Lazios përballë Bayern Mynih zgjati shumë pak, vetëm nëntë minuta, ndërsa kapitulli më pak se një pjesë loje. Pas avantazhit të shpejtë, bavarezët shënuan golin e dytë në minutën e 24 me talentin Musiala. 17 vjecari shënoi me një goditje nga jashtë zonës, ndërsa Sané e dërgoi topin në rrjetë, pasi Coman dribloi me lehtësi Acerbin. Sikur të mos mjaftonin tre golat e pjesës së parë, bavarezët gjejnë edhe golin e katërt sapo nisi e dyta. Në fakt ishte një gol që italianët e shënuan vetë, me autogolin e Acerbit në minutën e 47, për pokerin e të besuarve të Flick. E megjithatë Lazio ktheu distancën e tre golave vetëm dy minuta më pas, kur Correa shënoi në minutën e 49, duke i cuar shifrat në 1-4. Gjithësesi shumë pak për Inzaghin për të shpresuar në dicka më shumë në këtë ndeshje me eleminim direkt.





ATLETICO MADRID – CHELSEA 0-1
Chelsea mposhti 1-0 Atletico Madrid në ndeshjen e lujtur “në shtëpinë” e Colchoneros në fushën neutrale të Bukureshtit, në Rumani. Ndeshje cinike, vendosur nga një gol spektakolar me rovjeshatë nga Giroud në minutën e 68’, një gol fillimisht i anulluar për pozicion jashtë loje e vlerësuar pas një verifikimi të gjatë në sallën Var. Olivier Giroud ka shënuar gjashtë gola në këtë Champions League, sezoni i tij më i mirë nga ana realizative në kompeticion. Francezi (34 vjece 146 ditë) është lojtari më i vjetër që shënon një gol në fazën me eleminim direkt në Champions League për Chelsea. Një përfaqësim i dobët nga spanjollët, që nuk bënë asnjë goditje në portë në harkun e 90 minutave. Atletico ka humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi në të gjitha kompeticionet vetëm për herë të dytë nën drejtimin e Diego Simeone – e para në prill/maj 2013 kundër Real Madrid e Barcellona në Liga. Colchoneros tentuan vetëm një goditje në pjesën e parë, rezultati më i keq në një ndeshje të Champions League nga gjysëmfinalja e vajtjes 2016-17 kundër Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *