• |
ide | kryesore

Video/ Nuk mjafton Bayern, Lazio shënon edhe vetë në portën e Reinas: dy gola në dy minuta

-Instant, Sport, Video



Nuk kanë të mbaruar golat në Olimpico në sfidën e vajtjes së 1/8 të Champions mes Lazios dhe Bayern Mynih. Sikur të mos mjaftonin tre golat e pjesës së parë, bavarezët gjejnë edhe golin e katërt sapo nis e dyta. Në fakt është një gol që italianët e shënojnë vetë, me autogolin e Acerbit në minutën e 47, për pokerin e të besuarve të Flick.

E megjithatë Lazio kthen distancën e tre golave vetëm dy minuta më pas, kur Correa shënon në minutën e 49, duke i cuar shifrat në 1-4. Gjithësesi shumë pak për Inzaghin për të shpresuar në dicka më shumë në këtë ndeshje me eleminim direkt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *