• |
ide | kryesore

Vrasja e pesëfishtë në Shkup/ Dënohen me burgim të përjetshëm 3 shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Penale ka dhënë vendimin për rastin “Monstra”, vrasjen e pesëfishtë në Shkup, ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm.

Haki Aziri u dënua me 9 vite burg, ndërsa Fejzi Aziri me 15 vite burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza. Pas vendimit, me kërkesë të përfaqësueses së Prokurorisë, Fatime Fetai, Gjykata Penale vendosi për paraburgim të katër të dënuarve. Kujtojmë se Alil Demiri, Agim Ismailoviç janë në arrati.

Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës të Shkupit, që ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *