• |
ide | kryesore

Vuçiç: Lista Serbe duhet të marrë mandat në qeveri, po përballemi me presion për njohjen e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia po përballet me një periudhë shumë të vështirë në të cilën po bëhet presion nga të gjitha anët për të njohur Kosovën, dhe pret që të ketë presion edhe nga SHBA e BE për këtë çështje”

Kjo deklaratë u bë pas mbledhjes në Partinë Progresive Serbe ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar qytetarëve serbë, raporton Tanjug. Ai shtoi se do të takohet të premten me përfaqësues të serbëve në Kosovë

Kur Vuçiç u pyet në lidhje me deklaratat e Albin Kurtit se dialogu nuk do të jetë përparësi e qeverisë së tij dhe se nuk do të ketë vend për Listën Serbe në atë qeveri, ai u shpreh se Lista serbe duhet të marrë një mandat në qeverinë e Prishtinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *