• |
ide | kryesore

Arsenal armësh në banesë, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim i ati

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar është arrestuar ndërsa babai i tij është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të policisë iu gjetën arsenal armësh në banesë. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, në kuadër të të cilit është arrestuar 37-vjeçari M. T., dhe është shpallur në kërkim i ati shtetasi J. T.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *