• |
ide | kryesore

Basha zbulon programin për energjinë, çfarë duhet të dini

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha dhe ekspertët e PD për energjinë prezantuan sot programin “Shqipëria fiton energjinë”.

Basha theksoi se në programin e PD-së parashikohet ulja e faturës së energjisë elektrike për 70 përqind të familjeve shqiptare. Ai shpjegoi se në program parashikohet ngritja e një sistemi faturimi me dy fasha, duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj.

Basha gjithashtu premtoi liberalizim të tregut të energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. “Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë.” – premtoi Lulzim Basha, i cili vazhdoi duke premtuar bashkim të tregjeve të energjisë me Kosovën dhe lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC-in e Vlorës.

“Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut.” – u shpreh Basha.

“Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën.” – shtoi kryedemokrati. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.O lulizime por marveshja tap dhe Tec i vloresh eshte neshkruar o koqe kryekar o pd

  2. “Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut.”

    Po kjo po behet tashme o Lulush. Kontratat me kosoven jane tashme ne ‘funksjonim’ . Kontrata eshte firmosur qe pra 3 vitesh. Ne do ti japim Kosoves ( stokojme) energji nga hidrocentralet kur ato jane plot , dhe ata do te na japin po te njejten sasi energjie nga termocentralet e tyre , kur te jete thatesire. Ndersa puna per te krijuar bursen energjitike ka filluar qe para 2 vitesh ooooo LULUSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *