• |
ide | kryesore

Çmimi për Dvoranin/ Momente kyçe që shenjuan karrierën e “Kampionit të Antikorrupsionit”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nderimi i Ardian Dvoranit si Kampion i Antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit e gjen fituesin e çmimit të përjashtuar nga strukturat kyçe të drejtësisë së re. Sipas zëdhënësit të DASH, Ned Price, 12 fituesit kishin mirënjohjen e SHBA sepse kanë mbrojtur transparencën, luftuan korrupsionin dhe siguruan llogaridhënien në vendet e tyre.

Presidenti Meta, që e ka sulmuar Ardian Dvoranin me të gjithë arsenalin e mundshëm të akuzave, reagoi me një foto në rrjetet sociale të shoqëruar me mesazhin: 25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare.

Në të kundërt, Edi Rama nxitoi ta heroizojë. Sipas tij, Dvorani ishte goditur harbutërisht sepse “nuk iu dorëzua presionit të së Keqes”. Për Ramën, çmimi e shfajëson gjykatësin nga akuzat, duke qenë se “ky vlerësim e shkrinte krejt atë baltën e imoralitetit politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të”.

Nga Partia Demokratike nuk pati asnjë reagim, megjithëse gjatë konfliktit Presidencë- KED, Basha e ka quajtur Dvoranin simbol të korrupsionit.

Çmimi risjell edhe një herë diskutimet mbi figurën dhe rolin e Ardian Dvoranit në reformën në drejtësi dhe disa momente kontroverse në karrierën e tij.

Pas Metës edhe Basha sulmon Dvoranin: Simboli i korrupsionit, vegla e Edi Ramës

Hetuesi i protestuesve që hodhën bustin e Stalinit në Shkodër

Adrian Dvorani shërbeu gjatë viteve të fundit të komunzimit si prokuror në Shkodër (1988- 1991). Me 13 dhjetor 1990, disa ditë pas shpalljes së pluralizmit, Dvorani kërkoi dënimin me burg të disa qytetarëve shkodranë me akuzën e rrëzimit të bustit të Stalinit dhe për këtë është akuzuar shpesh nga Partia Demokratike. Në bazë të Ligjit të Pastërtisë së Figurës apo ligji i lustracionit, Dvorani nuk duhet të ishte pjesë e sistemit gjyqësor. Pavarësisht ligjit, në shkurt 2005, shumica socialiste e zgjodhi anëtar të Gjykatës së lartë.

Shpërblimi për Ardian Dvoranin/ A ka lidhje me gjyqin e përgjimit të Ilir Metës?

Qëndrimi në vendimin për videon Meta- Prifti

Ardian Dvorani ishte një nga 5 anëtarët e trupit gjykues që shpalli të pafajshëm Ilir Metën në çështjen e video- përgjimit Meta- Prifti. Pavarësisht se e kontestoi procesin, ai votoi kundër bindjes së tij dhe iu bashkua qëndrimit të 4 gjykatësve të tjerë. Qëndrimin e shprehu përmes një mendimi paralel.

“Qëndrimi im për zgjidhjen e çështjes është ai i përbashkët me gjyqtarët e tjerë për deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Meta, sepse nuk vërtetohet që fakti ekziston në zbatim të shkronjës ‘a’ të pikës 1 të nenit 388 të Kodit të Procedurës Penale. Ky qëndrim, sipas gjykimit dhe bindjes sime të brendshme, është e vetmja zgjidhje përfundimtare për çështjen, nisur nga ato prova, të cilat Kolegji Penal, me vendimet e ndërmjetme të marra në seancë dhe në dhomën e këshillimit, vlerësoi që t’i pranojë dhe administrojë për t’ia nënshtruar debatit gjyqësor dhe, për rrjedhojë, si provat e vetme për t’i pasur në mbështetje të vendimit përfundimtar”, pohonte gjyqtari Dvorani në mendimin e tij paralel.

Rasti Dvorani/ U korruptua apo u përdor politikisht Komisioni i Vetingut?

Problemet me pasurinë gjatë vetingut

Në deklarimin e pasurisë para KPK, Ardian Dvorani u shfaq me dy probleme. I pari kishte të bënte me një apartament 120 metra të përfituar nga kompania shtetërore Albetelkom sha, ku ai shërbente si anëtar i Bordit Mbikqyrës të kompanisë. Midis Albtelekomit dhe Dvoranit nuk është firmosur asnjë kontratë shitje dhe asnjë kontratë kalimi pronësie. Madje sipas informacionit të hipotekës së Tiranës, Dvorani nuk është pronari formal i apartamentit, pasi nuk e ka regjistruar atë në emër të tij. Në vitin 2013, Albtelekom, tashmë i privatizuar, kishte vendosur t’ia falte Dvoranit shumën ende të papaguar me vlerë rreth 17 mijë dollarë, nga 34 mijë dollarë vlera totale e apartamentit.
Dvorani nuk dha ndonjë arsye pse Albetelom vendosi t’ja falë apartamentin.

Problemi i dytë ishte mosdeklarimi nga Dvorani dhe familjarët e tij- bashkëshortja, djali dhe prindërit- i një shume prej 9,9 milionë lekë (afërsisht 80 mijë euro) në llogaritë e tyre bankare.

Këtë mosdeklarim, Dvorani e justifikoi para komisionit të vetingut se kishte harruar të dorëzonte fletët e deklaratave. Por, edhe pasi ai i dorëzoi fletët e munguara, informacioni i përfshirë në to përmbante vetëm gjendjen e fundit të llogarive dhe jo gjithë ecurinë e tyre nga momenti i krijimit, sikurse kërkohet ligjërisht, pra deklarimin e shtesave ose pakësimeve të gjendjes së llogarive në çdo vit përkatës të periudhës së mbuluar.

Për rastin e mosdeklarimit të parave, KPK e fali dhe u shpreh se “subjekti nuk ka pasur asnjë lloj motivi dhe qëllimi për fshehje pasurie, duke reflektuar një qëndrim kritik ndaj vetes për këtë pakujdesi, si dhe duke argumentuar ndërkohë mungesën totale të fshehjes së pasurisë (likuiditetet e padeklaruara)”.

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Skema e kapjes së Kushtetueses

Në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani mori përsipër të vërë në zbatim një skemë që i hiqte presidentit të drejtën për të zgjedhur mes emrave për gjykatën Kushtetuese, përmes lojës me afatet kohore.

Lexo edhe:  Të gjitha pikat ku Venecia godet grabitësit e Gjykatës Kushtetuese

Përmes koordinimit të afateve kohore me Parlamentin e drejtuar nga Gramoz Ruçi, u bë e mundur që kandidatja Arta Vorpsi të zgjidhej automatikisht dhe të shmangej e drejta e Ilir Metës për të bërë zgjedhjen e tij në proces.

Si pasojë e këtyre manovrave, dolën dy anëtare të Gjykatës Kushtetuese të emëruara për një karrige dhe njëra prej tyre shkoi të betohet përpara një notereje, ndërkohë që Kushtetuta kërkonte betimin në Presidencë. U desh “ngrirja” e procesit nga Meta, që e gjithë skema të zhbëhej.

LEXO EDHE: Zbulohet raporti/ Si tentoi Dvorani të fuste në kurth Metën

Skema për kapjen e Gjykatës Kushtetuese u rrëzua edhe nga opinioni i Komisionit të Venecias. Edhe sikur Dvorani të kishte qenë i vlerësuar njëzëri nga palët politike, do të mjaftonte opinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Kushtetuese, për të ngritur pikëpyetje mbi meritën e tij për të marrë një çmim nga Departamenti Amerikan i Shtetit.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2020/06/12/prapaskenat-dvoranin-e-perdori-si-limon-te-shtrydhur-ps-dhe-e-shiten-nderkombetaret/



63 Comments

  1. Ky tip eshte nje pjese e pandashme e shtetit hije mafioz ne vend, nje ushtar i devotshem i partise. Eshte e habitshme qe nje vend i madh si SHBA paska kohe te kerkoje e t’i japi nje te ashtuquajtur “cmim” nje njeriu, pjese aktive e mafies shteterore shqiptare. E tille histori ngjan me hajdutin qe lavderon hajdutin tjeter. Kjo nga ana tjeter tregon edhe nivelin shume te ulet qe ka rene diplomacia amerikane.

    Sa i perket “cmimit” “Kampion i Antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit…” duhet te kihet parasysh qe Amerika ka marre tatepjeten, te gjitha pozicionet shteterore jane zene nga sorrosiane te verber dhe satanike, duke filluar qe nga presidenti. Amerika e vlerave qe njihnim dikur ka marre fund!!

    Prandaj eshte e kuptueshme qe keta do te mbajne dhe mbrojne njeri-tjetrin. Tani jetojme ne kohen e cudirave, pritini te gjitha!

    1. @Miri ti je nga ajo skuadra e byrekve qe per 2 mi lek te vjetra vjen ketu dhe ben propaganden e hajdutve si ilir Meta , Sali Vrasit dhe familjes se ti mafjoze po une si njeri i thjeshte them Rrofte Shqiprija rofte Amerika rrofte Evropa ?????????? hajdute dhe familjet e tyre mafjoze ne burg Qofshin majtaze Qofshin djathtaze i lumte Dovranit dhe i themi Arjanit se ke me veti gjith Shqiptare qe NUK Jane hajduta dhe kriminale si ata qe te sulmone… Sot ti Arjane duhet te ndjehesh krenare per Pune tende qe te sulmone disa hajduta dhe kriminale dhe te vlersone nje super shtet si Amerika dhe te vlersone gjith Shqiptare e thjeshte Jo kriminela kjo ishte nje shpulle shume e Forte per Ilir hajdutin e Sali Vrasin dhe familjet e tyre mafjoze.. Prandaj ilir hajduti doli rrugve dje dhe u betua se me 25 prille do e shemb rreformen ne drejtsise dhe do shpore Ameriken nga Shqiprija ju do na Hani mutin,7?? o mbeturine e kombit Shqiptare Rrofte Amerika ????

      1. Ashtu them edhe une te rrojne te gjitha, po vetem mos bertit shume, realiteti eshte kokeforte. Do ja degjosh kengen me vone edhe ti … Ta mbash me shendet o lum miku!!

      2. Per rilindasit dhe ambasadorin LU edhe Saimir Tahiri ishte I zoti sa e coi dhe ne takim me President Obamen por e dim cfare mafiozi e drogmene eshte.

        1. Jane nderruar 12 ambasadore te Amerikes ne Shqiperi. Me te gjithe eshte zene komunisti SRB.
          Sikur te vij edhe nje tjeter, pastaj nje tjeter, dhe te gjithe amerikaneve tu vije radha te behen ambasadore ne Shqiperi, me te 340 milione amerikanet do ti kishte share komunisti SRB.
          Te 340 milion ambasadoret amerikane per komunistin SRB dhe per spiunat dhe bijte e spiunave qe kane mbushur PD-ne, do te ishin bythq.ra.
          Vetem komunisti SRB, eshte burre i mire, baba i kombit, ne ato male me pisha, ai eshte SRB.
          Poshte imperializmi amerikan…
          Rrofte. SRB-i.
          ( SRB – Sali Ram Berisha)

      3. Shume po e shan Iliri, po Ilirin e nxori te pafajshem me vidon qe bente Muuuuu ky Dvorani jot, dhe mjaft na i nxoret ato flamuj se beheni qesharak e pathetik o barinj me dhembe te krimbura

    2. Haha ? Jane terbue skuadra e byrekve bashke me ilir hajdutin dhe Saliu Rrofte Shqiprija Rrofte Amerika Rrofte Evropa hajdute ne burg pa dallim partije??????????????????????????

    3. Miri analiza jote realiste.

      Per Ameriken edhe Pinoceti ishte burre I mire dhe hero

      Une di qe amerika sot eshte nje shtet I ndare dhe polizarizuar me dysh.

      1. Ashtu eshte Hasan, Amerika eshte ndare me dysh, tradhtaret dhe armiqte e saj kane depertuar thelle ne brendesi te shtetit te saj. Po ta shohesh nga brenda, do thuash cfar ka ndoshur ketu!!

        1. Ouuu, te njesten gje mund te themi edhe per Hitlerin atehere??? Cjane keto arsyetime femijnore…
          Pinoçeti ka qene nje cop shkerdhati, pak a shume si Enveri jone.

          1. Lexo pak më shumë se Isabel Alenden, dhe po të jetë për të zgjedhë midis Hitlerit e Stalinit, Hitleri mbetet e keqja më e vogël.

  2. Po sa i forte ky Ramazoni gjate me jahu. Mire ambasadoret e Merkel e Sarkozi po qe po, po edhe DASHin e bleu ky mut muti.

    1. Jo, e kunderta, shume ofrohen, fare pak zgjidhen…xhaxha Sorra flas…ku ka byth njeri ktu te bleje ata…kta te piketojne, behesh ushtar i bindur…po dole nga vija, merdhife pergjithmone! I gjati s’ka dale nga vija, zbaton me perpikmeri detyrat, ata e shperblejne!!!

  3. Nuk ka shqipetar tu besoi ketyre mafiozllqeve haje amerik hajde kjo dekorat sikur ka dal nga selia e PS . Era dhit,mokratesi

    1. O idiot, këto tip Fletëlavdërimi i lëshojnë nënpunës të zakonshëm, që rezik nuk e dijnë ku është Shqipëria jo më të njohin dvoran antimafiozin e madh që ka futur pas hekurave të gjithë ktiminelët si Lul Berisha e tj

  4. Nuk ka shqipetar tu besoi ketyre mafiozllqeve haje amerik hajde kjo dekorat sikur ka dal nga selia e PS . Era dhit,mokratesi

  5. Koh, dekoratash
    Kujdes keni shum per te dekoruar esht Z. Damja gjiknuri
    Z. Tahiri z xhafa . Z manaj
    Me .qense filluat i dekoroni ne grup para zgjedhjeve qe mos tu mbetet hatri i lutemi departamentit jeni shum te besushem

  6. Ja dhe rikthimi i bujshem i dores sorosiste ne departamentin e shtetit! Jo se ishin larguar, por thjeshte ishin pak me ne hije. Me adminstraten Baiden, mund te shkelqejne me shume se kurre keto politikat plera qe bene lemsh gjithe dunjane, dhe ShBA-ne vete. Ta gezojme medalistin!

  7. Eh moj Amerikë vëndi i ëndrave të të shtypurve nga diktatura komuniste dhe dhe të këtij Dvorani si vegël e saj.E Kristaq Ramës babait të këtij kryeministri hajdut e anti shqiptar.Sa poshtë ke rënë.Bën kampion të antikorupsionit Kampionin e korupsionit.E titulluat vetëm për stë pseudoreformë që e mbështetët dhe që pinjollët e diktaturës e bënë siç deshën.I dhatë mundësitë ta kapnin dhe të bënin si të donin.Me një fjalë na sollët neokomunizmin në Shqipëri.Anjë kritik për këto 8 vjet për atë çfarë ndodhte.Duket qartazi që Amerikën e ka kapluar e majta Soroiste.Zhgënjim i madh për gjithë ata që vuajtën komunizmin.Janë njësoj të persekutuar si 45 vjet nën diktatur.

  8. Me këto standarde dhënie çmimesh duhet ti japin edhe Erion Veliajt çmimin “Kopshtar Pylli Orbital”, Saimir Tahirit “Policia Shembullore AntiDrogë”, Edi Ramës “Kalorës i Demokracisë” dhe shumë e shumë personaliteteve që na udhëheqin me largpamësinë e tyre.

  9. Kushedi sa keq e te harruar ndihen edhe atlete te tjere le “luftes ndaj korrupsionit” ku Partia Socialiste

    ka me sahumice. Duhej te shpalleshin edhe ata per kontributin qe kaner dhene e po japin ne kete lufte.

    Duhej bere te pakten nje 5-she do kishim nje ekip “endrrash” basketbolli antikorrupsion me qe SHBA-te e

    kane qef.

    Ja psh nje ekip i tille:

    Lojtare – Ahmetaj
    – Beqaj
    – Gjinkuri
    -Balluku
    -Spiropali

    Trainer – KM-ja

  10. do shtuar edhe karaputana koreane e superbande ambasades amerikane.juri qim.ku shkele kemba e amerikes nuk mbin bari .amerika eshte gjithmone ne krahe te te korruptuareve.pervecese ne shqipperi se edhe kosova i qiu mme zgjedhjete fundit ata askush nuk i pjerdhe me .nuk ka nevoje per te treguar kush eshte banda amerikane mjafton te shofesh vendet ku kane hyre ata bandite.qellimi i tyre eshte zhvatja e dollareve deri ne piken e fundit pasi nuk pjerdhin per demokraci ,kane vetem demagogji.ata jane armiqte e shqiptareve ne te dy anet e kufirit.te nderosh ministrine e brendshem te diktatures dhe gjithe shpuren e saje eshte nje ofeze e madhe per shqiptaret por dhe vete superbanden amerikane.komunistet kane bere sh. mire qe e shurrosen dhe e dhjene flamurin e amerikes sepse vete ata po e pranojne me kenaqesi.

  11. perfundimishte drejtesia dhe demokracia shqiptare u varrose.eshte e pa imagjinueshme se si mund te dekorohet nje njeri i tille super i korruptuar si kampion i drejtesise.banda amerikane te na tregoje qofte edhe nje raste te vetem ku plehra dvorani e ka treguar veten ,paradokse amerikane qe do habisnin edhe koreanet e komunistet enveriane .

    1. Drejtesin duhet ta ribej sala. Ai njihet boterisht si nje njeri i drejt dhe pa te meta.
      Duhet te kthehet sala dhe te gjith ata te ndershmit qe i hoqi pa te drejt vetingu i korruptuar i nderkombetarve.
      JU JE O SAL. PO TE PRESIM O SAL…

  12. Mua me vjen per te qeshur, vdiqa ore po them.. se na cane trapin, Amerika keshtu, po lufton korrupsionin me SPAK, etj. Rama ka nje filozofi qe u gjen dashnor/e ambasadoreve qe sa vijne te “rilindin” seksualisht dhe menderisht bejne keto “thagma” qe bejne per te qeshur kedo! Natyrisht qe dhe paguhen me periudha pastaj kur nuk u shkojne fondet ne kohe bejne disa sulme te vockla here pas here. Zonja Yuri Kim eshte shitur ne jahtin me oligarkun Mane veren qe shkoi, nuk me ben cudi me asnje budallallik i saj, do i bjere vagines fuqishem ajo tani dhe do mbushe thaset! Te na rroje kampioni, dhe me kembe te mbare per Gjiknurin, Ahmetaj, Balluku, Beqaj e shume te tjere qe mezi i kemi.

  13. Kjo gazet ka kohe qe eshte kthyer ne pro ruse. Edhe disa komentues duket qart qe jan kundra perendimor.
    Me e bukura eshte se gjasme jan nje gazet anti komunizem. Po ne fakt lozin me spond.
    Moj kasolle qe na mblodhe.

  14. Tre dite feste kombetare …Kush beson me qe po merremi seriozisht ?…Albini ngadhnjeu mbi sjellje te tilla burrokratike po ne do te arrijme dot ??????????

  15. Kjo dekorate “serioze” eshte si te deklarosh solemnisht qe Cov- 19 nuk ka egzistuar kurre ose qe perfundimisht u zhduk rreziku i tij. Shaka te tilla jane shumefish te demshme.. Me serioze Ju lutem..

  16. “Të paska ruajtur Zoti o Tomë” !

    Kështu i pat thënë Tom Doshit Kryeministri Rama kur ai pat akuzuar Metën se paskej organizuar një atentat kundër tij. e më vonë si e bëri Metën aleat në qeverisje, e pas deklaratës së Departamentit të shtetit amerikan, se Doshit , si një person me të kaluar kriminale, i ndalohej hyrja në SHBA, e “përjashtoi” nga PS.

    Kohët e fundit, ambasada amerikane ka kërkuar me insistim që Tom Doshit të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA, të mos i jepet e drejta për të kandiduar si deputet.
    Pas disa ditësh ambasadorja e ndryshoi deklaratën, e i bëri Ramës thirrjen që në “qeverinë e re pas zgjedhjeve”, të mos ta angazhonte Doshin në qeverin e tij .
    Pra tërthorrazi në këtë deklaratë, ajo shprehu dëshirën e saj për një mandat të tretë të Ramës.

    Bushati , si një kritik i përhershëm i SHBA, meqë dikur i besoi lojës me përgjimet e Priftit, një person që duke dashur ti bënte varrin politik shefit të tij Meta, i nxorri padashur në shesh veprimet e veta korruptive, harron se Meta në përplasje me ish ambasadorin LU, pati bërë deklarata të forta kundër DASH, e më duket si tepër subjektive që e dënon Dvoranin se paska votuar njëlloj me katër kolegët e tij, për pafajësinë e Metës.
    Të mos harojmë se Meta u akuzua mbi “indiciet” e përgjimit nga Prift, dhe veproi shumë drejtë, duke dhënë dorheqjen derisa drejtësia ta hetonte e ta gjykonte.
    Për Ramën e kaçiatorët e tij të vjedhjes së votave, pati përgjime , jo nga një person me motive armiqësie personale si Prifti, por nga prokurorë të Prokurorisë së krimeve të rënda, e ndonëse këto përgjime u publikuan edhe nga Bild e Zëri i Amerikës, asnjë nga hajdutët e votave , jo më që nuk u hetuan, por dhe asnjeri nuk dha dorheqje.
    Më duket pra si një artific që për Dvoranin të barazosh dënimin që ju ka bërë ai 15 qytetarëve shkodranë që rrëzuan bustin e Stalinit, me akuzën ndaj tij se i qenka bashkuar vendimit të Gjykatës për pafajsinë e Metës.
    Në Shqipëri , problem për drejtësinë , më shume se për vendime të dyshimta të Gjykatave, është mekja, heshtja e këtyre gjykatave nën ndikimin politik, për të hetuar e gjykuar veprime flagrante kriminale të politikanëve të korruptuar.
    Në përplasjen e presidentit me Dvoranin për problemin e përzgjedhjes së antarëve të Gjykatës Kushtetuese, më shumë se ciltdo gazetar, e qoftë edhe ndonjë personaliteti të një qeveria amerikane, do ti besoja verdiktit të Komisionit të Venecias, ku militojnë ekspertët më të mirë juridikë të botës.

  17. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.

    1. Për të dhënë mendime për “politikën”, duhen bërë krahasime me sistemet politike.
      Mjafton të risjellim në kujtesë sistemin diktatorial kriminal komunist të Hoxhës, se ku e katandisë Shqipërin në fund vitet 80.
      Vëndi më i izoluar në botë, një ndër vëndet më të prapambetura e më të varfëra të botës, e vendi ku cilido qytetar mund ë dënohej deri në 8 vite e bile ndonjëhere edhe me vdekje, për një fjalë të vetme kritike ndaj qeverisë.
      Se sa “të lumtur” ishin shqiptarët 46 vite të diktaturës enveriste, e tregoi 20 shkurti i vitit 1991, kur qindra mijë shqiptarë , pasi disa dhjetra mijëra të tjerë vërshuan në ambasadat perëndimore apo u larguan për në Itali me anije të mëdha, mbushën sheshin Skënderbe, rrëzuan bustin e diktatorit e ja çuan studentëve që ishin futur në grevë urie, me kërkesën që universitetit ti hiqej emri i diktatorit.
      Më së fundi pas gati 5 dekadave me një sistem monopartiak diktatorial komunist, pikërisht nga studentët e pedagogët e Universitetit, u krijua e para parti opozitare e djathtë , kundër PPSH, Partia demokratike e Shqipëria kaloi në një sistem demokratik pluralist.
      Në vitin 1992, partitë e djathta me PD në krye, me një shumicë absolute votash, erdhën në pushtet.
      Kjo qeverisje u rrëzua pas 5 vitesh në 1997, me sebepin e piramidave, e në fakt ishte një kundërrevolucion revanshist komunist, pasi në udhëheqje të tij ishin punistët e “vullnetarët e Enverit”
      Ishte vërtetë një gabim i madh i Berishës, që i konsideroi disa piramida bankare të dyshimta, si një dukuri e krijimit të bankave private.
      Është e vërtetë se mijra shqiptarë të mashtruar, humbën paratë e tyre në këto piramida.
      Por a mund të krahasohen dëmet e mëdha të objekteve qindra milionëshe ekonomike që u shkaktua nga lëvizja enveriste e Jugut me shpërthimin e depove të armëve, e më keq akoma me vrasjen e mijra shqiptarëve nga bandat kriminale, me paratë që humbën në piramida ?
      A i ka bërë kush vetes pyetjen, se pse PS, apo ish PPSH, jo vëtëm heshti për piramidat, por edhe i inkurajoi ato, e vetëm kur Berisha u kujtua që ti bllokonte, atëhere organizoi në Jug në bastionet e saj komuniste, “revolucionin e vonuar demokratik” siç e ka cilësuar enveristi i pandreqshëm kosovar Qosja ?

  18. Gjykata Kushtetuese u plotesua me 7 anetare sapo iku Dvorani. Ne anen tjeter merr cmim si shpetimtar. Lind pyetja- A mos kishte rrol kryesor bllokimin e refomes dhe zgjedhjen e gjykatesve qe ti lihej fushe e lire mazhorances te rrjepe kete vend ?… me ligj sigurisht.
    Kur luhet nder miq ka fiq per te gjithe…

  19. Potika e tokes se djegur me elektoratin e djathte po mban ne pushtet antinjeriun. Kur nje populli i dekorohen dhunuesit e tij dhe inkurajohen qe te vazhdojne te njejten politike shfarosese situata eshte e rrezikshme dhe egzistenca e demokracise eshte e kercenuar.. Kush po e perzien dhe per hesap te kujt?

  20. Për të dhënë mendime për “politikën”, duhen bërë krahasime me sistemet politike.
    Mjafton të risjellim në kujtesë sistemin diktatorial kriminal komunist të Hoxhës, se ku e katandisë Shqipërin në fund vitet 80.
    Vëndi më i izoluar në botë, një ndër vëndet më të prapambetura e më të varfëra të botës, e vendi ku cilido qytetar mund ë dënohej deri në 8 vite e bile ndonjëhere edhe me vdekje, për një fjalë të vetme kritike ndaj qeverisë.
    Se sa “të lumtur” ishin shqiptarët 46 vite të diktaturës enveriste, e tregoi 20 shkurti i vitit 1991, kur qindra mijë shqiptarë , pasi disa dhjetra mijëra të tjerë vërshuan në ambasadat perëndimore apo u larguan për në Itali me anije të mëdha, mbushën sheshin Skënderbe, rrëzuan bustin e diktatorit e ja çuan studentëve që ishin futur në grevë urie, me kërkesën që universitetit ti hiqej emri i diktatorit.
    Më së fundi pas gati 5 dekadave me një sistem monopartiak diktatorial komunist, pikërisht nga studentët e pedagogët e Universitetit, u krijua e para parti opozitare e djathtë , kundër PPSH, Partia demokratike e Shqipëria kaloi në një sistem demokratik pluralist.
    Në vitin 1992, partitë e djathta me PD në krye, me një shumicë absolute votash, erdhën në pushtet.
    Kjo qeverisje u rrëzua pas 5 vitesh në 1997, me sebepin e piramidave, e në fakt ishte një kundërrevolucion revanshist komunist, pasi në udhëheqje të tij ishin punistët e “vullnetarët e Enverit”
    Ishte vërtetë një gabim i madh i Berishës, që i konsideroi disa piramida bankare të dyshimta, si një dukuri e krijimit të bankave private.
    Është e vërtetë se mijra shqiptarë të mashtruar, humbën paratë e tyre në këto piramida.
    Por a mund të krahasohen dëmet e mëdha të objekteve qindra milionëshe ekonomike që u shkaktua nga lëvizja enveriste e Jugut me shpërthimin e depove të armëve, e më keq akoma me vrasjen e mijra shqiptarëve nga bandat kriminale, me paratë që humbën në piramida ?
    A i ka bërë kush vetes pyetjen, se pse PS, apo ish PPSH, jo vëtëm heshti për piramidat, por edhe i inkurajoi ato, e vetëm kur Berisha u kujtua që ti bllokonte, atëhere organizoi në Jug në bastionet e saj komuniste, “revolucionin e vonuar demokratik” siç e ka cilësuar enveristi i pandreqshëm kosovar Qosja ?

    1. More qerata !
      Po di gjë ti që në këtë SHQUP-in që përmend si papagall vetëm se e ke dëgjuar nga Edvin Droga, të ketë pasur ndonjëherë ndonjë politikan që të ketë qenë i lidhur me bandat kriminale të trafiqeve të ndyra, apo të ketë qenë i dënuar nga gjykatat e huaja për vrasje, trafik droge e prostitucioni ?
      Nga PS mund të përmend një listë me nja 50 copë nga ky soj.
      Po ti më gjej qoftë edhe një emër të PD që të ketë të kaluar kriminale.

  21. Duket qarte sa mire e njeh dhe e cmon admonistrata e re Biden Reformen ne Drejtesi ne Shqiperi!!!

  22. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.o shpellkare te byrektores elona meco dhe Erioni mjaft u bete veglia qorre te salihut tani dhe likes vetem per nje byreke me llalle futini trurin ne pune o shpellkare te cecenit salih qe sulmoni ameriken mos shikoni karlepirsat stalin xixa zigur miri etj,mos e merni dhe ju kete status jeni gjynah se jeni te rinj,larg salihut e metes me mire bjerini me dore ben qef sa i shkoni mbrapa ketyre hi rrace qe amerika i perdori dhe tani nuk i duhen me as dreqit

  23. Te gjitha keto i ben turi verdha ku indirette perkrahe kryemashtruesin Rama .Keta ambasadore turi verdhe qe po vijne ne Shqiperi po bejne ceshte e mundur per te ulur besushmerin e e shqipetareve te Amerika ,ku midis tyre jam dhe une .Cfar Amerikes te besosh kur keta turi verdhe vijne rjepacuk e ikin milioner nga Shqiperia

  24. Mos ngaterroni Departamentin e Shtetit me Ambasaden ne Tirane, DSh as qe e di ku bie Dvorani dhe as s’ja ndjen per Shqiperine nese ka apo jo korrupsion. Kjo eshte e gjitha pune e Ambasades. Po te ishte per te luftuar korrupsionin shtetror 30 vjecar keta qe duan me “shpirt” demokracine do kishin promovuar njerz te pakorruptuar dhe me integritet te larte moral e profesional, qe ka mjaftueshem shqiperia, dhe jo ata fallsifikuesit e dokumentave ne institucionet me te rendesishme te drejtesise. Do te kishin promovuar njerz te pavarur dhe me kurajo per te bere dhe dhene drejtesi, por te gjitha institucionet jane mbushur me anetare apo kryesues me anesi politike, partine me pushtet. Sa per luftetarin e korrupsionit, Dvoranin, do thoja vetem kaq, Kushtetuta e RSh parashikon qe anetari i Gjykates se Larte ka mandat 9 vjecar, ndersa ky, ndryshe nga te gjithe anetaret e tjere qe kane lene karrigen ne perfundim te mandatit 9 vjecar ne respektim te frymes dhe germes se Kushtetutes, ky si skuth partie qe eshte ka qendruar 14 vite anetar dhe s’kishte ndermend te ikte deri sa mbushi kupen dhe e hoqen.

  25. U pa qart dovrani luajti lojn e kinezit lu e kurves koreane
    Ikja e dovranit dhe kompletimi i GJ.K. nuk do mende shum per rolin e tija der ne zgjedhje rabilitohet tahiri e dekorohet ,lojrat e sorosit kan mar fund u pa ne kosov u rrzua qeveria dhe kushe fitoi , si besoin me ketyre mashtrusve

  26. Të dy këta politikanë kanë histori personale me Ardian Dvoranin. Sali Berisha, i biri i të cilit qëndron pas biznesit vdekjeprurës të Gërdecit, bëri një betejë të gjatë për ta larguar Dovranin nga sistemi i drejtësisë, pasi biznesi i të birit mes 26 viktimave në Gërdec, vrau dhe vëllain e Adrian Dvoranit, një punonjës i ushtrisë, që ishte aty si pjesë e Forcave të Armatosura.

    Me llogjikën kanunore të Sali Berishës, i vëllai i tij duhet të merrte hak ndaj Shkëlzenit për vdekjen e vëllait, dhe për këtë shkak nuk la gur pa lëvizur dhe baltë pa hedhur mbi të, ta largonte nga sistemi.

    Ilir Meta po ashtu e ka pasur Dvoranin në trupën gjykuese ndaj videos së famshme të tij dhe bëri ç’është e mundur ta bënte pis.Shpellkare te rinj shigjetar viktorian dhe grupi byrektores NRW ne sulm kunder amerikes islamiket e byrektores se pd ky elona meco dhe Erioni mesoje si te shkruajne keta shpellkare te cecenit salih e meta

    1. Shoku i Paemer, shpellar/ shpellkar me te madh se ty s’mund te kete, sepse njeriu mund te jete edhe i fushes po kjo sdo te thote se ka nder, kulture, moral apo integritet me te larte se ai qe mund te jete nga nje zone malore.
      Ndryshe nga ty qe je i dogmatatizuar deri ne place me Marksizem Leninizem dhe s’te shqitet shpirti dhe mendja s’te logjikon pertej partise shtet, ne te tjeret kemi mesuar qe nga Iluminizmi Francez qe logjika eshte instrumenti i eperm qe dallon nje qyetar, edhe ne qofte se jeton ne mal, nga nje njeri edhe pse mund te jetoje ne fushe.
      Sa per Salen dhe Meten partia jote ti arrestonte dhe ti denonte per krimet qe mund te kene bere, mos gabohem kane prej 8 vitesh pushtetin ekzekutiv, ate legjislativ prej 120 deputetesh, dhe tashme edhe gjyqesorin me komunistat trushpelare si puna jote.
      Tani mund t’a hash sufllaqen e darkes dhe ta mbyllesh per sot, e ke permbushur detyren per partine shtet.

  27. Luli bën gjetjen e radhës, do krijoj bursën shqiptare të energjisë! Siç duket ka qenē në gjumë ditën që Bursa Shqiptare e Energjisë u themelua.

  28. Po kur lexoni vleresimin e DASH a nuk ndiheni me turp?
    Po ato na kane vene ne nje box ? me “ The honorees are: Ardian Dvorani of Albania, Diana Salazar of Ecuador, Sophia Pretrick of the Federated States of Micronesia, Juan Francisco Sandoval Alfaro of Guatemala, Ibrahima Kalil Gueye of Guinea, Anjali Bhardwaj of India, Dhuha A. Mohammed of Iraq, Bolot Temirov of the Kyrgyz Republic, Mustafa Abdullah Sanalla of Libya, Victor Sotto of The Philippines, Francis Ben Kaifala of Sierra Leone, and Ruslan Ryaboshapka of Ukraine. “
    A nuk mjafton kjo ?
    As 0,1% e amerikaneve nuk e dine akoma qe Shqiperia eshte ne Europe.
    Albania, Ekuador,Irak, Libi , Guinea etj etj c’formacion me na e pase zili ?

  29. USA TALL BITHEN ME NE MBAHENI MIRE ME EU MOS HARRONI QE JETOIN 1.5 MILJON NE EU .UAS KERKON TA GROPOS EUROPEN TE DHJEVSHA NE USA

  30. Natyrisht erdhi koha qe te bardhes ti themi e zeze e te zezes e bardhe kete e beri dhe shteti amerikan qe pretendon se eshte rojtar i demokracise ne bote.Do lavderojne njeri tjetrin dhe do ti shperndajne dhurata njeri tjetrit per reformen ne drejtesi qe eshte nje padrejtesi keta kujtojne se jane te perjetshem marrin vendime dhe nxjerrin ligje ne emer te te drejtave te njeriut duke lejuar abortin divorcin martesat e te njejtit seks shkaterrimin e familjes keta sherbetore te bindur te djallit harrojne nje gje: ka nje Zot i cili sheh dhe do veproje me vendosmeri per mbrojtjen e jetes dhe te drejtes per te jetuar, nese hartojne ligje ne erresire ato do dalin ne drite te diellit dhe kush komploton qofte ky edhe shtet i madh do hidhet ne humnere shkelqimi i rreme nuk do mund ta fshehe felliqesine e keqberjen e tyre, por tani le te gezohen dhe te shperndajne dekorata te rreme fundin do ta kene te papritur.Amerika ka humbur shume nga e verteta dhe mbi te ka rene erresira, keqardhje per popullin Amerikan ai u dorezua tek mashtruesit

  31. Muhammad Obaidul Karim eshte shqiptari nga Bangladeshi.

    Meta i dha 1140 ha ne Topoje te Fierit investim qe nuk e beri kurre.

    Bujar Nishani nen ndikimin e Metes dhe E.Panaritit i dha nenshtetesine shqiptare per vetem 64 oresh qendrimi ne token shqiptare,edhe pse dyshohet se ishte nje pastrues i parave edhe te organizatave terroriste islamike.

    Tani me bekimin e Bekimit nipi i Mendu Thacit ka hedhur ne gjyq shtetin shqiptar Ministrine e Bujqesise dhe i kerkon nje demshperblim prej 1 milion eurosh.

    Ku e gjene te drejten keta islamike te marrin nenshtetsi, te marrin toke dhe tani edhe demshperblim nga taksapaguesit shqiptare?

    Pyesni Meten, Panaritin dhe Nishanin”, thotë Zhuri në denoncimin e tij.Mushkonja ketu lar qe nga byrektorja e pd kerkon te shperndaje virus te shpellkaret e tjere te salihut virusin kunder amerikes nje lloj si Blerim cela dhe gazidede ne kuvendin e salihut ne vitin 1997 ku salihu i rizgjodh president,te gjithe e dine si perfundoje salihu stresi blerimi dhe gazidede,kujtoje o virusi shpellkar i byrektores se pd ne katin e dyte

  32. DASH ka vleresuar ne fakt pengmarresin e reformes ne drejtesi, te korruptuarin, fallsifikatorin e faktuar te procedurave per emerimin e gjykatesve. Nje hetues i kohes se diktatures qe sorollatet ne drejtesi me makinacione te neveritshme. Problem i madh ngelet qasja barbare e atyre qe i shkruajne biografine nje te pafytyri. Nese amerikanet bejne politike me reformen ne drejtesi le te bejne por Dvorani eshte kontributori me i madh i shkaterrimit te vete drejtesise ne RSh.
    Jam dakort me komentues me lart se me ikjen e Dvoranit filluan te plotesohen organet kushtetuese qe fatmiresisht nuk ia doli te prishe me shume . Roli i tij dihet. Te perzgjedhe njerezit qe vec voneses per zgjedhjen e tyre, ti krijonte akses Rames te qeveriste ne mungese kontrolli kushtetues dhe gjyqesor, Rama donte patjeter kapjen e GjK dhe institucioneve te tjera dhe kjo duke bere edhe fallsifikime sic provon Venecia. Vegla e duhur pas gjetjeve qe Dvorani.
    I bie qe kjo dekorate te kete vleren e nje certifikate virgjerie per punonjesen me te zellshme te bordellos.

  33. Është koalicioni më paradoksal dhe i çuditshëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Nën ‘çadrën’ e Partisë Demokratike janë mbledhur ‘armiqtë’ e përbetuar historikë, personazhe të politikës që mbrojnë kauza krejtësisht të kundërta, parti pa asnjë pikëtakim programor dhe ideor me njëra-tjetrën, por edhe parti pas të cilave qëndrojnë njerëz problematikë në raport me ligjin. Pas përfshirjes së Shpëtim Idrizit, që mban flamurin e çështjes çame, në një listë kandidatësh për deputetë me Vangjel Dulen që përfaqëson linjën e kundërt të çështjes çame, ka befasuar Bamir Topi, i cili është në tratativa për t’u rikthyet në familjen e vjetër politike.

    Bamir Topi ka firmosur në minutat e fundit një marrëveshje me Lulzim Bashën.ja dhe njehere tjeter tregohet qe Byrektorja e pd ne katin e dyte me elona mecon dhe erionin furnizojne komentet kunder amerikes,i ka djegur bytha mire salihut dhe likes per dvoranin,Byrektorja urdheron stalinin dhe zigurin xixa me emrin Alban te beje shperndajne neper port halet e zenit likes e salihut

  34. Te na roje sa malet departamenti American I shtetit dhe lobistet e tije. Pore Shkollen e Parties ne Laprak kur do na e hapin.

  35. Te na roje sa malet departamenti American I shtetit dhe lobistet e tije. Pore Shkollen e Parties ne Laprak kur do na e hapin.

  36. Propozim I ardhur me siguri nga nje ambasade Sorosiane e cila kalon nga gafa ne gafe.

    Sekretari I shtetit Blinden nuk e di ku bie Shqiperia.

    Keni cuar per lesh reputacionin tuaj si ambasade, prandaj edhe vete Rama nuk ju pjerdh me, ndersa mjafton te lexoni komentet e njerezve per te kuptuar cfare demi keni bere.

  37. Dvorani eshte ushtar I mafjes se majte. Dekorimi eshte nje marifet por te treguar qe administrata e re e US eshte ndryshe nga ambs Kim e emruar nga Tramp. Kjo eshte nje tallje qe ben Amerika sepse Jo vetem qe nuk jane the percare por jane aq te bashkuar sa kurre me pare. Europa Anglia US bashke me Kinen kane filluar nje loje kunder pjeses tjeter te botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *