• |
ide | kryesore

Duka zbulon premtimin e Bashës: Do jem i dyti në Durrës, por nëse nuk e marr…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Në emisionin “Open”, Duka ka zbuluar se Basha i ka premtuar vendin e dytë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit dhe nëse nuk e merr, nuk do të vrasë njeri por do të tërhiqet nga politika.

“Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë njeri. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën, por rri në shtëpinë time.

Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet”– tha Duka. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Lulzim Basha nënshkruan koalicionin me kristiandemokratët e Mark Frrokut, i gëlltiti akuzat për inkriminim në politikë?!Nuk je ti vetmi o duka i krimit sipas salihut qe do zhgenjehesh,lulzimja ka zhgenjyer nje pd prej 8 vjetesh

  2. Nese behen zgjedhjet lokale nuk jam me ne politik, me ramen ska zgjedhje, me ata hajdutat kurr koalicion, mut sdo ham me. Keto jane premtimet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *