• |
ide | kryesore

E akuzonte se kishte raporte me gruan e tij, 50-vjeçari i merr 12 milionë lekë të moshuarit në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit ka arrestuar një 50-vjeçar të identifikuar si Agron Nika, i cili përmes kërcënimit i ka marrë një shumë prej 12 milionë lekësh një të moshuari. I moshuari është shtetasi Feti Gjici, 72-vjeç.

Mësohet se Nika e akuzonte 72-vjeçarin se kishte raporte seksuale me gruan e tij dhe nën presion dhe kërcënime ka arritur t’i marrë shumën e konsiderueshme të parave. Zhvatja përmes kërcënimit ka ndodhur në vazhdimësi, dhe në periudha të ndryshme kohore 50-vjeçari Nika i ka marrë në total 12 milionë lekë të moshuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *