• |
ide | kryesore

Greqia planifikon hapjen kufijve për turistët britanikë të vaksinuar

-Instant, Lajme, Planet



“Pushime në ishujt grekë që nga maji? Athina po shikon mundësinë e rihapjes së kufijve të saj për britanikët para verës”, kështu shkruan media britanike “Times”.

Në një artikull kushtuar situatës së pandemisë dhe turizmit në Greqi, media britanike bën gjithashtu me dije se britanikët që janë të vaksinuar kundër Covid-19 munde të shijojnë pushimet në Greqi.

“Pushimet në ishujt grekë mund të fillojnë zyrtarisht në maj, pasi vendi e konsideron hapjen e kufijve të tij më herët nga se është parashikuar nga udhëheqësit europianë”, shkruan Times, ndërsa shton sigurisht britanikët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Greqi ata që janë vaksinuar kundër Covid-19”, edhe pse në këtë shkrim citohet se kjo lëvizje është në kundërshtim me reagimet e udhëheqësve europianë të cilët kërkojnë një qasje të kujdesshme për udhëtimet e panevojshme.

Kjo iniciativë e qeverisë greke vjen në një kohë kur Greqia ka regjistruar 182,783 raste me koronavirus dhe 6,343 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa Athina kërkon të rrisë sektorin e turizmit, i cili është më i goditur nga koronavirusi, shkruhet më tej në artikullin britanik.

Por përveç kësaj qeveria greke ka në plan të sigurohet që stafi në aeroporte si edhe personeli i hotelit të vaksinohen, ndërsa kryeministri britanik Boris Johnson në një komunikim për mediat bëri me dije se udhëtimet jashtë vendit për se pushim do të ndalohen, të paktën deri në 17 maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *