• |
ide | kryesore

Harta e Lajçak zemëron Prishtinën/ Kosova është ende pjesë e Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Emisari i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans” më 22 shkurt të këtij viti, por sfondi që ka zgjedhur ka shkaktuar mjaft reagime në Prishtinë. Krahas flamurit të BE-së ka ka edhe një hartë të Ballkanit ku shihet se Kosova është pjesë e Serbisë dhe madje nuk ka as ndarje administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së. Është e paqartë nëse kjo hartë ndodhet në zyrën e tij apo në ndonjë ambient tjetër të BE-së.


Featured image of article: FOTO/ Lajçak flet për dialogun, bie në sy harta që ka pas shpinës, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

Lajçaku foli për vizitën që pritet ta bëjë në Prishtinë e Beograd. Në kryeqytetin e Kosovës ai pritet të takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Albin Kurti është një politikan serioz me mandat të fuqishëm për kohën që po vjen. Sa ishte Kryeministër ai hoqi tarifën dhe e beri te mundur vazhdimin e dialogut. Ai ishte pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm me Serbinë për çështje të shëndetësisë. Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Albin Kurtin në krejt këtë periudhë. Natyrisht ai e di se cilat janë pritjet e Bashkimit Europian”, – deklaroi Lajçak.

Ai shtoi se ishte gjithmonë kundër afateve artificiale, sepse ato nuk funksionojnë.

“Unë thashë që i dija detajet e procesit dhe thashë që ishte e mundur të përfundonte brenda një muaji. Ne jemi këtu për palët sa herë që të jenë gati, por u takon të dy palëve të vendosin në shpejtësi”, deklaroi Lajcak.

Kur u pyetën se çfarë do të thotë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Përfaqësuesi Special i BE u përgjigj se u takon të gjitha palëve të vendosin.

“Ne ndërmjetësojmë në proces, nuk e diktojmë atë. Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur atë marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marrëveshje, atëherë ka të ardhme europiane. Unë do të bëj gjithçka dhe përpiqem të bëj më të mirën time, të zbatoj të gjitha aftësitë e mia, të gjithë përvojën time, për të ndihmuar palët të arrijnë një marrëveshje. Por sigurisht që të dy palët janë ato që duhet të bien dakord” – tha Lajcak.

Sidoqoftë, ai shtoi se minimumi që Brukseli pret nga të dy palët është që ata të mos importojnë çështje të hapura në familjen Europiane.

“Kjo do të thotë që ju duhet të zgjidhni çështjet tuaja dypalëshe ose çështjet tuaja rajonale para se të bëheni anëtare. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për normalizimin e marrëdhënieve,” deklaroi Lajcak.

Ai tha se ishte një fakt që dialogu kishte vazhduar për dhjetë vjet, por që kishte prodhuar më shumë se 20 marrëveshje me ndikim real në terren. Lajcak po ashtu tha se ka mbështetjen e plotë të administratës së re amerikane.

1 Comment

  1. pse çfarë prisnit ju nga nje Slovak qe s’njeh Kosovën dhe nga një tradhëtar i kauzës katalanase siç është Borrel?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu