• |
ide | kryesore

Humbi të dielën, kërkoi dorëheqjen të martën e hoqën të mërkurën: Celtic pa trajner

-Instant, Sport



Neil Lennon nuk do të jetë më trajneri i Celtic Glasgow. Fatale për teknikun ka qenë humbja e të dielës kundër Ross County. Të martën Lennon ka paraqitur dorëheqjen, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit skocez ditën e sotme. Humbja e së dielës 0-1, në fushën e skuadrës së fundit në renditje ka qenë vendimtare për marrjen e këtij hapi nga Lennon dhe vetë drejtuesit e klubit, që e kishin paralajmëruar këtë situatë.

Madje dorëheqjen e Lennon, drejtuesit e Celtic Glasgow e kanë lajmëruar nëpërmjet një njoftimi në Twitter, ndërsa e kanë falënderuar për atë që ka dhënë në këtë klub, duke i kanë uruar suksese më tej. Celtic, kampionia në fuqi e Skocisë, është 18 pikë larg rivalit të saj historik, Glasgow Rangers. Lennon ka qenë lojtar i bardhejeshilëve nga 2000 deri më 2007, sikurse dhe trajner i tyre nga 2010-ta në 2014-ën. Si teknik, Lennon kishte arritur të shpallej katër herë kampion i Skocisë me Celtic, në 2012, 2013, 2014 dhe 2019, madje ishte rikthyer në klubin e tij të zemrës në shkurt 2019 pas largimit të Brendan Roxhers.

Në karrierën e tij, Lennon ka drejtuar Bolton dhe Hibernian, sikurse ka luajtur si futbollist 40 ndeshje me kombëtaren e Irlandës së Veriut në të cilën ka shënuar dy gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *