• |
ide | kryesore

Joe Biden i bën unfollow Chrissy Teigen në Twitter

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas betimit si president, Joe Biden rimori akses në llogarinë e tij “Potus” në Twitter. Presidenti ndiqte deri më tani vetëm 12 njerëz dhe personazhi i famshëm mes tyre ishte modelja Chrissy Teigen. Biden ndjek bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë Jill Biden, anëtarë të stafit dhe Teigen, që është bllokuar nga Donald Trump për disa vite.

Chrisyy bëri një reagim në Twitter sapo kuptoi se ishte e vetmja që Joe ndiqte në llogarinë e tij.

OH ZOT!!!!!!!”, shkroi modelja 35-vjeçare, përkrah fotos së screenshot-it të listës së personave që ndjek Biden.

Zemra ime, oh zot, mund të shoh më në fund postimet e presidentit në Twitter”, shtoi Chrissy.

Overwhelmed: Chrissy, still in shock over Biden's surprise follow, sent out a few follow-up tweets, including one that poked fun at former president Donald Trump Thinking twice: Taking a moment to poke fun at herself, the wife of John Legend joked that she 'should prob never tweet again,' since Biden will get direct access to all of her crazy antics

Sigurisht që Chrissy Teigen nuk ngurroi të bënte shaka me këtë rast, duke u shprehur se “nuk do të bënte më kurrë postime në Twitter”, sepse Biden mund të shikojë tashmë çdo çmenduri të saj. Ditën e djeshme ajo i shkroi personalisht Biden në Twitter duke i kërkuar që t’i bënte “follow” para inaugurimit.

“Përshëndetje Joe Biden, unë jam bllokuar nga presidenti për 4 vite, a mund të marr një ‘follow’ të lutem”, i shkroi Chrissy.

Në vitin 2017 Trump bllokoi modelen, ndërkohë që ai kishte akses në llogarinë ‘Potus” në Twitter.

Mirëpo, pasi realizoi ëndrrën, Chrissy kërkoi të bëhej sërish unfollow nga presidenti.

“Në mënyrë që unë të lulëzoj si unë, duhet të kërkoj që të lutem zotëri të me bësh unfollow. Unë të dua. Nuk je ti, jam unë”- shkroi modelja me humor dhe Biden ia plotësoi dëshirën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *