• |
ide | kryesore

Kufizimi i lëvizjes nuk sjell ulje të rasteve me COVID-19 në Greqi, 1200 të prekur vetëm në mëngjes

-Instant, Lajme, Planet



Zgjatja dy javore e karantinës në Atikë duket se nuk po funksionon pasi numri i rasteve me Covid-19 është duke u rritur. Të martën, vendi fqinj regjistroi 2,147 raste të reja me koronavirus, e ndërsa sot vetëm nga mëngjesi i së mërkurës janë konfirmuar të paktën 1,200 të infektuar.

Specialistët e sëmundjeve infektive për 24 orët e fundit theksuan se e marta dhe e mërkura do të ishin treguese e pasqyrës më të gjerë epidemiologjike dhe bazuar në këto të dhëna dhe rrjedhën e përgjithshme, ata do të vendosin mbi rekomandimin e tyre për heqjen ose zgjatjen e ndalimit në zonat e kuqe .

Sidoqoftë, për herë të parë që nga 2 dhjetori 2020, numri ditor i rasteve tejkaloi përsëri 2.000.

Siç raportojnë mediat në vend, specialistët për sëmundjet do të shohin rrjedhën e pandemisë këtë javë dhe mund të sugjerojnë një zgjatje të bllokimit për një javë, duke kontrolluar situatën dhe javën e ardhshme të vendosin nëse është i nevojshëm një shtrëngim i mëtejshëm i masave në mënyrë që numri i të infektuarve të ulet.

Në çdo rast, Komiteti i Shkencëtarëve, si çdo javë, do të shpallë vendimet përfundimtare të premten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *