• |
ide | kryesore

Kujtim Gjuzi në një koalicion me emër të çuditshëm në zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër kërkesë për regjistrimin si koalicion parazgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit ka mbërritur pasditen e së mërkurës në KQZ.

Është pikërisht konservatori Kujtim Gjuzi që është bërë bashkë me Zef Shtjefnin, Selami Jenishehrin dhe Kostaq Papën që do të garojnë si koalicion me titullin kilometrik: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Sigla e koalicionit do të jetë mjafte e vështirë për tu mbajtur mend, “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij kolacioni janë:

-Partia Kombëtare Konservatore Albania;
-Partia Ora e Shqipërisë;
-Partia Emigracioni Shqiptar;
-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.



3 Comments

  1. Po koalicuoni PATERICA, eshte regjistruar?
    Janë Joz Topalli, Patoz Bindja, Blush Libra, Nisma, Thurja, Krurja, Prurja dhe Turrja!
    Te gjitha paterica te Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *