• |
ide | kryesore

Kush ishte personi nga pallati mbretëror që mbështeti largimin e Meghan dhe Harry

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë me vullnet të plotë nga titujt mbretërorë, duke u larguar nga Pallati Mbretëror për të vazhduar të qetë jetën e tyre.

Shumë shpejt, vogëlushi i tyre Archie do të jetë vëlla i madh pasi Meghan është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë.

Largimi i çifitit nga Pallati Mbretëror ishte më i komentuari i kohëve të fundit, teksa u tha se Mbretëreshës nuk i kishte pëlqyer aspak ky vendim, por kishte vendosur ta respektonte.

Familjarët u dukën se nuk ishin dakord, por mediat e huaja bëjnë të ditur se ishte një person mes tyre i cili mbështeti largimin e Harry-t dhe Meghan-it.

Bëhet fjalë për hallën e Dukës, Princeshë Anne.

Ajo është shprehur se largimi i çiftit ishte gjëja më e mirë që mund të bënin.

Rikujtojmë se Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera. Shtatzënia ka nisur ta ndryshojë Dukeshën, e cila është shfaqur për herë të parë në publik pas këtyre lajmeve.

Ata mbajtën një fjalim të shkurtër në një video për ‘Spotify’ që promovon podcast-in e tyre “Archewell Audio” dhe të gjithë sytë ishin tek Meghan.

Ajo është fryrë në fytyrë dhe ka shtuar disa kilogramë, teksa dukej e lumtur krah bashkëshortit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *