• |
ide | kryesore

LSI del me listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Lajme, Të fundit



Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë si forcë politike e vetme në zgjedhjet e 25 prillit. Sa i takon partive të tjera apo individë që janë në negociata me LSI nëse do të të bien dakord, do të jenë pjesë e listave të LSI, por nuk do të formojnë koalicion, shkruan abcnews.al.

Në këto momente, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike janë në takim me ish-presidentin Bamir Topi për të diskutuar nëse do të jetë pjesë e koalicionit të PD me forcën e tij, Fryma e Re Demokratike. Kujtojmë që sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.



1 Comment

  1. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *