• |
ide | kryesore

Lushnje, tërhoqi qenin zvarrë me motor derisa e ngordhi, procedohet penalisht 64-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka reaguar pas një foto të publikuar në rrjetet sociale ku një qen ishte lidhur pas një motori dhe tërhiqej zvarrë.

Policia bën me dije se kanë shoqëruan në komisariat shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.

Ai është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motor në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.” – njofton policia.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.



3 Comments

  1. Nuk eshte faji i rames, i berishes per gjerat ne kete vend. Ekzistenca e ketyre moterqirave si ky fshatari eshte rrezik per civilizimin. Ne nje fshat ku calojne qente dhe macet jane me nje sy mos bej krushqi thote nje shprehje.

  2. Te zente mallkimi qenit aty ku te djeg me shume.

    Qeveria i ka djegur te gjithe qent e Shqiperise ne turren e druve te gjalle, edhe Qeverise e zente haku i te gjithe krimeve qe ka bere kundrejt kafsheve dhe natyres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *