• |
ide | kryesore

“Më thanë që Tirana është eleminuar, por Laçi një orë larg është”: Rama tall Tiranën pas shortit

-Instant, Sport



Partizani mund ta quajë të pafat veten, kur ka parë që nga goglat e shortit të cerekfinales së Kupës së Shqipërisë e kanë vënë përballë skuadrë së momentit, Lacit. E megjithatë po të dëgjosh batutën e Drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, të kuqtë nuk duken fort të shqetësuar. Rama ka ironizuar hapur Tiranën për eleminimin nga Korabi, me një batutë elegante dhe simpatike: “Kupa nuk është çështje snobimi. Të gjitha ekipet me kalendarin, vendosin prioritet e tyre. Kur po më pyesnin dje, i thashë dua të na bjerë derbi. Më thanë që Tirana është eliminuar, jo i thashë, derbi me Dinamon është shumë mirë. E kishim në kryeqytet, shmangnim angarinë e të marrit autobusin. Gjithsesi Laçi 1 orë larg është.”

Matjen e parë të forcës me kurbinasit, Partizani do ta ketë këtë fundjavë në kampionat: “Ka akoma e shumë javë. Ndeshja e së shtunës, është një ndeshje me një ekip që është në formë, rival i denjë në këtë garë. Na ka mundur në Laç 3-1. Vetë kjo flet për rëndësinë, që stafi, lojtarët dhe klubi i jep një ndeshjeje të tillë. Ekipi më në formë i kampionatit me 5 fitoret rresht. E ka treguar. Ka lojë, lojtarë cilësorë. Unë gjithmonë shikoj Partizanin, edhe ne jemi shumë në formë. Duhet të jemi në vazhdën e lojërave që kemi bërë”, përfundoi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *