• |
ide | kryesore

Në pranga grabitësi i kambistit të Korçës, prezantohej si punonjës policie

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia për grabitjen e kambistit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur më 11 Janar të këtij viti në lagjen Nr.1. të këtij qyteti. 33-vjeçari Martin Arëza, person me precedent penal dhe i dënuar më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të dokumenteve,është arrestuar.

Ai u kap në Tiranë nga forcat e posaçme Shqiponja. Gjatë kontrollit atij iu gjet një dokument policie dhe simbole të tjera të policisë, të cilat i përdorte me qëllim që të shmangte kontrollet dhe prezantohej si polic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *