• |
ide | kryesore

PD finalizon koalicionin para mesnatës/ Reagon Basha: Siguruam fitoren e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak para mesnatës së të mërkurës kur ishte edhe afati i fundit për tu regjistruar në KQZ është dorëzuar koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ku bëjnë pjesë e 14 forca të tjera. Koalicioni quhet “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” dhe ai do të garojë me një listë të përbashkët në 25 prill.

Pas dorëzimit të dokumentit në KQZ ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Në një postim në Facebook ai shprehet i bindur për fitoren në zgjedhje.

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton! ??✌️??✌️??✌️??”– shkruan Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Haha sa te forta Ka ne Shqiprine tone Vangjel Dule ne nje kolicjone me Shpetim Idrizin ????O Zot na ndimo ju nuk Keni as nje vlere per njerze ju je nje qete hajdutash dhe as gje tjeter po ikni more maskaren e mos ta na shofim bojen

  2. Muhammad Obaidul Karim eshte shqiptari nga Bangladeshi.

    Meta i dha 1140 ha ne Topoje te Fierit investim qe nuk e beri kurre.

    Bujar Nishani nen ndikimin e Metes dhe E.Panaritit i dha nenshtetesine shqiptare per vetem 64 oresh qendrimi ne token shqiptare,edhe pse dyshohet se ishte nje pastrues i parave edhe te organizatave terroriste islamike.

    Tani me bekimin e Bekimit nipi i Mendu Thacit ka hedhur ne gjyq shtetin shqiptar Ministrine e Bujqesise dhe i kerkon nje demshperblim prej 1 milion eurosh.

    Ku e gjene te drejten keta islamike te marrin nenshtetsi, te marrin toke dhe tani edhe demshperblim nga taksapaguesit shqiptare?

    Pyesni Meten, Panaritin dhe Nishanin”, thotë Zhuri në denoncimin e tij.

  3. Është koalicioni më paradoksal dhe i çuditshëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Nën ‘çadrën’ e Partisë Demokratike janë mbledhur ‘armiqtë’ e përbetuar historikë, personazhe të politikës që mbrojnë kauza krejtësisht të kundërta, parti pa asnjë pikëtakim programor dhe ideor me njëra-tjetrën, por edhe parti pas të cilave qëndrojnë njerëz problematikë në raport me ligjin. Pas përfshirjes së Shpëtim Idrizit, që mban flamurin e çështjes çame, në një listë kandidatësh për deputetë me Vangjel Dulen që përfaqëson linjën e kundërt të çështjes çame, ka befasuar Bamir Topi, i cili është në tratativa për t’u rikthyet në familjen e vjetër politike.

    Bamir Topi ka firmosur në minutat e fundit një marrëveshje me Lulzim Bashën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *