• |
ide | kryesore

Plagosën me armë zjarri nënë e bir, zbulohen detaje nga ngjarja në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nënë e bir.

Policia bën me dije se është arrestuar autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dyfishtë si dhe janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës, ka ndodhur një konflikt i çastit për vendin e parkimit, me sende të forta, midis shtetasit O. Ç. dhe Z. J .

Si pasojë e goditjeve u lëndua shtetasi Z. J., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Më pas konflikti u përshkallëzua me përdorimin e armës së zjarrit dhe si pasojë mbetën të plagosur nënë e bir.

Fillimisht u dyshua se autor i kësaj ngjarje ishte shtetasi Z. J., por pas hetimeve, rezultoi se shtetasi E. J., është autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dyfishtë. Pas konfliktit të ndodhur midis vëllait të tij, shtetasit Z. J. dhe O. Ç., 33-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit F. Ç., 23 vjeç dhe shtetases V. Ç., 51 vjeçe (e ëma), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *