• |
ide | kryesore

Prej ditësh e bllokuar, nis hapja e rrugës për në fshatin Panarit

-Instant, Lajme, Të fundit



E bllokuar prej më shumë se 1 muaji për shkak të reshjeve të dendura të borës, rruga për në fshatin Panarit ka nisur të hapet prej bashkisë së Korçës.

Dëbora e cila shkoi nga 60 cm deri në 2 metër la të izoluar rreth 200 banorë prej 42 ditësh në fshatin Panarit dhe ata nuk kanë mundur të kenë akses në rrugën që lidh fshatin me Njësinë Administrative Vithkuq.

Edhe pse banorët e këtij fshati kanë kërkuar vazhdimisht nga institucionet të hapet rruga vetëm ditën e kësaj të mërkure bashkia ka dërguar në terren një mjet borëpastruese e cila ka avancuar vetëm 2 km në drejtim të fshatit Panarit nga fshati Shtyllë. Punimet për këtë rrugë pritet të zgjasin rreth 5 ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *