• |
ide | kryesore

Presidenti Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues! Pa garë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer sot ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një konferencë për shtyp, Presidenti e cilësoi ligjin në shkelje flagrante të të Kushtetutës.


“Kuvendi ka ndryshuar marrëveshjen e koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Ky ligj ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë dhe korrupsionit. Ky ligj është në kundërshtim me rregullat dhe interesat e shtetit shqiptar, prandaj edhe kontrata shtesë e koncensionarit është mbajtur e fshehrtë. Kjo është skandaloze dhe antiligjore.


Po bëj publike disa elementë të kësaj marrëveshje: Ligji kaloi në 27 janar 2021 në Kuvend nga Qeveria dhe po në atë datë e ka futur Konferenca e Kryetarëve edhe pse nuk u kërkua procedurë e përshpejtuar. Marrëveshja u nënshkrua në Kamëz në 26 janar. Qeverisë iu desh vetëm një ditë që ta firmosë e propozojë Kuvendit për miratim. Ndërkohë që Kuvendi e ka shqyrtuar në komisione në 4 shkurt dhe miruatuar në Kuvend në 8 shkurt. Gjithçka u bë pa asnjë lloj gare”,- tha Meta.

3 Comments

  1. Ne vazhden e korrupsioneve te kesaj plehre qeveri.

    Kastrati perseri. Ne vend qe ti kalonte shtetit pra popullit u be shitje nga kinezet tek Kastrati

  2. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.Ky eshte kapitalizmi o shpellkari i salihut dhe metes por ty te pelqen komunisti i vjeter salih dhe ky i riu meta,sa loqe duhet te jesh o ti me llagap prova

  3. Tradhëtarët e 2005!!!E futën popullin në luftë civile!!!!Tradhëtarët janë po ata të 1944 pra dhe 1997 e 2013.Tradhëtia e ka emrin Pk Pp Ps e Rilindje.E tradhëtuan vëndin në 1944 dhe u q…ë me sërb,rus e kinez dhe bëtë armiq perëndimin që tani i doni fort më shumë se të djathtët.Ça bëtë në 1997?Me ndihmën e grekëve bëtë rebelimin komunist ,shto këtu dhe demokratët sorosianë.Tradhëti.Vratë e dogjët me kriminelat gjithë jugun.Vodhet e ndatë pasuritë e vëndit.U bëtë dhe oligarkë.Përzutë gjithë të djthtët me një pastrim të mirë politik.Pushuat gjithë inteligjencën të cilët morën rrugët e botës si në 1944.Deshët të burgosnit dhe drejtuesit kryesorë të Pd.Dhe kur Amerika e pa që gjërat po shkonin më keq seç e mendonin ndëhyri menjëherë për të mbuluar gabimin trashanik.Për të mos folur për Ramën e Rilindjen.Deshën të shesin Kosovën dhe falën detin grekëve.A ka më tradhëti.E zbrazi Shqipërinë.A ka më tradhëti.E ti më flet për tradhëti duke akuzuar të tjerët me pa të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu