• |
ide | kryesore

Sërish akuza për Alexander Wang

-Instant, F1, Paparazzi



Stilisti i famshëm amerikan Alexander Wang po përballet me akuza të tjera për ngacmime seksuale.

Keaton Bullen, një student 21-vjeçar i Shkollës së Dizajnit në Parsons të Nju Jorkut, ka thënë për BBC News se ai ishte sulmuar nga Wang në një klub në qytet, në vitin 2019.

Kjo vjen në një kohë kur avokatja e profilit të lartë, Lisa Bloom, thotë se ajo tani përfaqëson 11 meshkuj që kanë ngritur akuza kundër Alexander Wang, për ngacmime seksuale.

Nga ana tjetër, Wang i mohon me forcë të gjitha pretendimet e bëra kundër tij.

Bullen, atëherë 20 vjeç, thotë se ishte me një mik në klubin Fishbowl në New York City kur u takua me Alexander Wang më 24 gusht 2019, rreth orës 11:30 në mbrëmje. Ai i tha BBC-së se ata fillimisht kishin biseduar për shkollën e tyre të përbashkët. Wang më pas e ftoi dyshen në tryezën e tij dhe u ofroi atyre vodka, para se t’i çonte në katin e vallëzimit, siç tha Bullen.

Bullen pretendon se në orët e para të mëngjesit, Wang e sulmoi seksualisht atë.

“Papritmas ai hapi pantallonat e mia, futi duart dhe filloi të më kapte organin gjenital para një tufe njerëzish. Kam ngrirë plotësisht”, tha ai duke shtuar se Wang i kishte kërkuar të shkonte me të në shtëpi, por ai u largua menjëherë.

Bullen tha se nuk po ndërmerr veprime ligjore dhe se nuk dëshironte që fotografia e tij të përdorej, nga shqetësimi që publiku do ta akuzonte se po kërkonte vëmendje. Ai theksoi vetëm se e ndjente për detyrë të fliste për të mbështetur të tjerët që ishin paraqitur me akuza dhe po quheshin “gënjeshtarë”.

Pretendimet kundër Wang u shfaqën fillimisht në dhjetor pasi një model britanik, i quajtur Owen Mooney, pretendoi në TikTok se stilisti e kishte ngacmuar në një klub nate në New York City në janar të vitit 2017.

Në një deklaratë në atë kohë, Wang mohoi akuzat si “të pabazuara dhe të rreme” dhe tha se ai do të kërkonte llogari nga ata që ishin përgjegjës për përhapjen e tyre.

Pretendimet rreth sjelljes së Alexander Wang për herë të parë kanë qarkulluan në internet katër vjet më parë. Mooney është vetëm një nga 11 personat që përfaqësohen nga avokatja e të drejtave të viktimës, Lisa Bloom, e cila ka udhëhequr një numër çështjesh të ngacmimeve seksuale të profilit të lartë. Ajo tha për BBC se shumica e incidenteve të pretenduara ishin të lidhura me klubet LGBT dhe se ende nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *