• |
ide | kryesore

Shabani: Pse vendosëm që “Nisma Thurje” të mos bëjë koalicion në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i “Nisma Thurje” Endri Shabani ka shpjeguar se pse kjo forcë politike nuk do të bëjë asnjë koalicion para zgjedhjeve të 25 prillit. Ai thekson se nuk do të jenë “patericë” e askujt dhe se synimi është që të ketë dobësim të kryetarëve dhe funksionim të institucioneve.


“Nuk do të jemi patericë e asnjë force politike. Ne po garojmë me një program e platformë ligjvënëse. Unë besoj që Lulzim Basha me LSI-në mund ta rrëzojnë Ramën, s’kanë nevojë për neve. Të thonë se janë më mirë se Rama është shumë e lehtë. Por unë them se kjo nuk mjafton. Nëse nuk kemi një dobësim të kryetarëve, të liderëve, nëse nuk kemi funksionim të institucioneve, nuk mjafton” – tha Shabani në emisionin “Open” në TCH. ©LAPSI.al


6 Comments

    1. @whateverPer te qene i sakte, me pare kam votuar edhe Bojaxhiun edhe Blushin duke i menduar si alternativa. Duke patur parasysh qe jane vetem lodra te Rames per te hedhur vitat e te tjereve ne plehra… kesaj rradhe vetem PD!

    1. jane ca ish mjaftista aty brenda ca ish zv ministra ca ish hajdute ordinere qe bejne populizem. Me vjen keq nese Hajdari u eshte bashkuar ketyre..

  1. Katër pesë veta nga kjo nismë , kanë marë përsipër të “thurrin” një alternativë “të re” , por sejcili prej tyre është mëndje në vete, çfarë thotë njeri , nuk e thotë tjetri.
    Çfarë thotë Shabani, e kundërshton Hajdari, çfarë thotë Soko e kundërshton Shabani.
    E vetmja “alternativë” apo piksynim i kësaj thurrje, është pretendimi për “lista të hapura”.
    PD ka dalë publikisht hapur në publik e bile e ka zvilluar përzgjedhjen e kandidatëve të saj me objektivin e listave të hapura. PS ka dalë me gjysma gjeli.
    Po a thua vërtetë se e gjithë e keqja e mosfunksionimit të demokracisë shqiptare na qenka mungesa e listave të hapura ?
    Hapi sa të duash listat, mos do të pengojë kjo bandat kriminale që me dhunë e para të ndyra të përzgjedhin ato që ju intereson ?
    Nisma e të gjitha nismave, e thurrja e të gjitha thurrjeve politike në Shqipëri, është angazhimi i cilitdo shqiptar që të denoncojë në drejtësi e të kërkojë prej saj me këmbëngulje ndëshkimin e cilitdo që abuzon me votat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu