• |
ide | kryesore

Vaksina e J&J kundër COVID-19 mund të merret me një dozë të vetme, jepet së shpejti vendimi

-Instant, Lajme, Planet



Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një dozë të vetme mbron nga COVID-19.

Kjo thuhet në një analizë të enteve rregullatore amerikanë të bërë publike të mërkurën, e cila hedh bazat për një vendim përfundimtar për miratimin e një vaksine të re edhe më të lehtë për t’u përdorur, e cila do të ndihmojë në zbutjen e pandemisë.

Shkencëtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave konfirmuan se në përgjithësi vaksina është rreth 66% efektive në parandalimin e rasteve të lehta si dhe ato të rënda të COVID-19-s.

Agjencia tha gjithashtu tha se vaksina që merret me një dozë të vetme e kompanisë J & J, mund të ndihmojë në shpejtimin e procesit të vaksinimit dhe është e sigurt për t’u përdorur.

Tashmë vaksina ndodhet vetëm një hap nga miratimi, duke e shndërruar atë në vaksinën e tretë që pritet të miratohet për përdorim emergjent në SHBA. Të premten, këshilltarët e pavarur të agjencisë do të debatojnë nëse provat janë mjaftueshëm të forta për të rekomanduar dhënien e autorizimit që pritej prej kohësh. Më pas FDA-ja pritet të marrë një vendim përfundimtar brenda disa ditësh.

Ndërsa vendi ka shënuar më shumë se 500,000 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i pandemisë, procesi i vaksinimit ka qenë më e ngadaltë nga sa shpresohej, penguar nga çështje logjistike sikurse vonesat e shkaktuara nga moti i keq.

Deri më tani, rreth 65 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer-it ose Moderna-s, të cilat merren me dy doza dhe me distancë disa javëshe nga njëra-tjetra për të garantuar mbrojtje të plotë.

J&J testoi vaksinën e parë me dozë të vetme tek 44,000 njerëz në SHBA, Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut. Për shkak të varianteve të ndryshme të virusit, që po qarkullojnë në vende të ndryshme, studiuesit analizuan rezultatet gjeografikisht. J&J njoftoi më parë se vaksina funksionoi më mirë në SHBA duke garantuar një efektivitet prej 72% ndaj rasteve të lehta e të rënda të COVID-19-s, krahasuar me 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut.

Megjithatë në çdo vend vaksina dëshmoi se ishte shumë efektive kundër simptomave të rënda dhe rezultatet e hershme të studimit treguan se nuk kishte asnjë shtrime në spital ose vdekje duke filluar 28 ditë pas vaksinimit./VOA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *