• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 25 prillit, sot afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.Opozita  jashtëparlamentare pritet që të regjistroje sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin “Shqipëria fiton” bashkë me numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike brenda koalicionit për çdo zonë zgjedhore.

Fatmir Mediu dhe Agron Duka pritet të firmosin sot me Partinë Demokratike. Brenda dhjetë ditësh ndërkohe duhet të prezantohet edhe lista e emrave që përfaqësojnë PD në zgjedhjet e 25 prillit. Para se të regjistrohen në KQZ, të dy aleatët i kanë kërkuar kryedemokratit që në lista të jetë prezente edhe logoja e partisë së tyre, pavarësisht se listohen në listën e PD.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *