• |
ide | kryesore

Atentat në Tiranë/ Plagoset me armë silenciator 65-vjeçari, ndërron jetë në spital (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një qytetar është plagosur me armë zjarri në kryeqytet. Personi, i identifikuar si Behar Sulo, rreth 65 vjeç, u gjet i shtrirë në trotuar afër piramidës. Sulo mendohet se është qëlluar nga distanca me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna. Ai është qëlluar me dy plumba dhe është dërguar në spital për mjekim, por për fat të keq i plagosuri nuk i mbijetoi plagëve.

Ndërkohë forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur tërësisht dinamikën e ngjarjes.



1 Comment

  1. Është koalicioni më paradoksal dhe i çuditshëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Nën ‘çadrën’ e Partisë Demokratike janë mbledhur ‘armiqtë’ e përbetuar historikë, personazhe të politikës që mbrojnë kauza krejtësisht të kundërta, parti pa asnjë pikëtakim programor dhe ideor me njëra-tjetrën, por edhe parti pas të cilave qëndrojnë njerëz problematikë në raport me ligjin. Pas përfshirjes së Shpëtim Idrizit, që mban flamurin e çështjes çame, në një listë kandidatësh për deputetë me Vangjel Dulen që përfaqëson linjën e kundërt të çështjes çame, ka befasuar Bamir Topi, i cili është në tratativa për t’u rikthyet në familjen e vjetër politike.

    Bamir Topi ka firmosur në minutat e fundit një marrëveshje me Lulzim Bashën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *