• |
ide | kryesore

Basha e përsërit në Durrës: Nuk premtoj mrekulli, do jemi qeveri normale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha zotohet një qeveri normale me të atë në krye dhe rikujton se nuk ka premtuar mrekulli.

Kryedemokrati tregon se ka bashkëpunuar me biznese dhe ekspertë prej dy vitesh për të hartuar plane pune serioze, nga të cilat do përfitojnë qytetarët e bizneset.

Basha jep dhe detaje konkrete për çka planifikon të bëjë me takën e naftës dhe çmimin e energjisë.

“U shpjegova drejtuesve të këtij biznesi se veçanërisht plani ynë për energjinë do ta çlirojë tregun nga monopolet dhe oligarkia. Ne angazhohemi ta liberalizojmë tregun e energjisë. Qytetarët dhe bizneset do ta blejnë energjinë në bursën e energjisë që do të ngremë për këtë qëllim. Angazhohemi të rikthejmë konkurrencën në tregun e karburanteve dhe të ulim çmimin. Taksa Rama 240 lekë/litër karburant do të shkojë bashkë me padronin e saj. Do të reduktojmë faturat e energjisë për 70% të familjeve duke ulur çmimin për ata që konsumojnë nën 300 kë/h.” – u shpreh Basha pas takimit me një biznes të madh prodhues në Durrës. ©LAPSI.AL 



6 Comments

  1. Ne Shqiperi normalitet per fat te keq do te thote qeverisje me oligarket. Po te prishet sistemi oligarkise sic premton ti zoteri levizja do te jete radikale dhe jo normale sepse behet fjale per nje sistem qe funksionon tash 20 vjet.
    Nese me kthim ne normalitet kupton qe nuk do te rrisesh mjekerr apo nuk do te mbash fjalime patetike/karagjoze ne parlament apo studio atehere dhe mund te te besoj por kjo nuk i mjafton askujt.

  2. O luli po keshtu do fitosh dhe te behsh kryeministri me qeverri normale po pse more gomar deti ti dongrije pensioni do ulje taksat do ndimoje biznesin e vogel i fhuai hapur zagarve qe te vijen mbrapa punen e ndryshme nuk e beje dot .

  3. Nënvizova se pritshmëritë e SHBA janë për të pasur kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne do të jemi gjithmonë të angazhuar për të pasur marrëdhënie të forta mes SHBA-së dhe Shqipërisë,trego lulzime te verteten cfare te kerkoje ambasadorja,keto prrallat qe ti tregon nuk i ha me njeri o loqja e majte e salihut

  4. Po ti edhe te duash nuk mund te jesh normal dhe faktikisht nuk duhet te jesh normal . Nese do qe ta rregullosh kete vend duhet te jesh çapraz nga koka dhe i drejt ne zemer . Vetem keshtu mund te kthehemi ne normalitet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *