• |
ide | kryesore

Basha: Shqipëria e treta në botë për numrin e viktimave nga COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë takimit me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Shqipëria renditet e treta në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi. Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të situatës.

Lulzim Basha tha se kryeministri nuk e meritonte vaksinën, por e mori me pretekstin se po e provonte i pari.

“6 mijë vdekje shtesë, që u detyrua ti publikonte edhe INSTAT, muaj pasi i denoncuan profesionistët dhe pasi unë i publikova në emision. Keq menaxhim monstruoz i krizës së epidemisë. Tani është kthyer në një nga truket e preferuara, provokimi i tensioneve mes mjekëve dhe qytetarëve, që po bëjnë një punë vetëmohuese.

Duke pasur parasysh cfarë qeverie kemi, heroizmi i mjekëve është i pakrahasueshëm me këdo tjetër. Jemi të tretët në botë për numrin e viktimave të qytetarëve. Vetë e bëri vaksinën me pretekstin se po e provonte ai i pari, sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar me vaksinën e pa merituar që bëri Edi Rama. I vetmi që nuk po bën detyrën e tij, e mori i pari vaksinën” tha Basha.



5 Comments

  1. Mbi c’statistika vertetohet ky pozicion i vdekjeve te Shqiperise?
    Ne mungese te statisikave mua me lind e drejta te besoj se ato vijne nga byrektorja e SHQUP-it perllogaritur nga matematicienia Lulzime Shalngjitura mbeshtetur ne teorine e aksiomes ;
    7×7=42

  2. Ai nuk ka qenë protaganist publik i ndonjë gjyqi të famshëm, përveç dy gjyqeve, atij të Gërdecit, dhe atij të Ilir Metës.

    Vetëm pse ai është në konflikt me Ilir Metën për kontrollin e reformës në drejtësi dhe me Sali Berishën për shkak të djalit të tij, është kthyer automatikisht në një figurë të urryer për opozitën, e cila ka sulmuar me një gjuhë talebane, SHBA-në.

    Ky mllef ndaj SHBA për nderimin e Dvoranit dhe injorimi i respketit ndaj Bashës, identifikon lidershipin real të opozitës dhe tregon se kush e udheheq atë.Me rrace e ndyre qe po tregohesh o loqja e majte e salihut qe kerkon vota me numerin e te vdekurve i dine vete qytetaret sa kane vdekur nga covidi,sa nga vrasjet e drogaxhive,sa nga zemra sa nga diabeti sa nga kanceri sa nga aksidentet sa nga tencioni sa nga covidi dhe ne fund sa nga vdekjet natyrale,mos u mer me llogarite se del gjithmone bllof

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *