• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri, Komiteti Teknik nuk ndryshon masat antiCovid

-Instant, Lajme, Të fundit



Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat për kufizimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Kryetarja e Komitetit Teknik bëri me dije se masat ekufizuese e kanë dhënë rezultatin. Kështu vijon të mbetet në fuqi ndalimi i qarkullimit nga ora 20;00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune. Ndalimi i bareve, restoranteve, lokaleve, nga ora 20;00 deri në 06;00, me përjashtim të shërbimit në banesë.

Shkollat e mesme në 10 qytetet e riskut zhvillojnë mësim online për të cilat sot Komiteti pritet të ketë një tjetër vendim. Nga ana tjetër vetë mjekët dhe ekspertët kanë kërkuar publikisht në media vendosjen e fashës orare të kufizimit të lëvizjes në 18:00 të mbrëmjes.



7 Comments

  1. Keta te shkretet jane per tu meshiruar, jane thjesht dordoleca te Kryeministrit.
    Kane dy jave qe kane nisur mostrat dhe ende skane marre pergjigje, ato qe dalin per max 24H.
    Ca te flasesh kot eshte humbje kohe, keta duhet ti marrin shembull expertet e vendeve fqinje dhe do e kene situaten ne kontroll.
    Thjesht rrumpalle se shteti ska koker leku keshtu qe Zoti na shpetofte…

  2. Gjobat sidomos kane dhene efekt spektakolar. Anetaresimi ne PS ul infektimet ne menyre drastike.
    Vendosja e maskave ndihmon edhe ne zhdukjen e lythave.
    Bien shpenzimet per kepuce dhe majaselli nuk raportohet me si problem . V.O. Ne autobuz, lokaleve diten dhe ne takime te rilindjes nuk perhapet Cov-19.

  3. Rrofshin zgjedhjet e 25 Prillit!
    Se ndryshe Partija do t’ju kishte mbillur brënda si minj qe ne oren 4!

  4. Keta i dine njerzit me nivel inteligjence shume te ulet e qe hajne bar te gjithe.
    Pra fale gjobave, debateve ne TV dhe kufizimit me 2 ore te ores policore, ustallaret arriten te ulin infektimet.

  5. Ky komiteti rekomandonte fuqimisht mbylljen totale kur infektimet raportoheshin me nga 100 apo 200 raste dhe fatalitetet ishin jo me shume gishtat e njeres dore ndersa tani qe infeksionet zyrtare jane mbi 1000 dhe vdekjet mbi 15 zyrtare edhe keto na rekomandon kufizime . Hajde komitet kompetent hajde .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *