• |
ide | kryesore

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit shqiptarë të avokatit grek

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autorët shqiptarë të ekzekutimit me gjakftohtësi të avokatit Michalis Zafeiropulos janë dënuar me burgim të përjetshëm. Këtë vendim ka marrë Gjykata e Apelit në Athinë.

Vendimi i gjykatës ishte unanim dhe sipas avokatit të familjes së viktimës Theodoros Mantas, deklaroi se vrasja ishte gjakftohtë. Kolegu tha se vrasja është kryer në mënyrë gjakftohtë, shkruajnë mediat helene.

Autoritetet kanë dhënë burgime të përjetshme për Klodian Lekoçajn, Brahim Brahimin dhe Olti Duçen. Ata janë shpallur fajtor për organizimin dhe kryerjen e vrasjes së avokatit grek. Ata ndërkohë janë në burg për vepra të tjera kriminale.

Avokati u vra në zyrën e tij të avokatisë në Rrugën Asklipiou në qendër të Athinës, në tetor 2017, nga kriminelët e rrezikshëm që paraqiteshin si klientë të mundshëm, ndërsa në fakt ata po kryenin një kontratë vdekje, e porositur nga burgu i Korydalos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *