• |
ide | kryesore

Ekzekutimi me armë i 66-vjeçarit në Tiranë, policia jep detajet

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e 66-vjeçarit këtë mëngjes në Tiranë. Përmes një njoftimi bëhet me dije se viktima, i  identifikuar si Behar Seferi (Sofia), është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ai ishte nga Lapardhaja e Beratit ndërsa banonte në Rrugen e Qelqit në Kombinat, rreth 66-vjeç. 66-vjeçari u qëllua me dy plumba ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Dyshohet se viktima është qëlluar nga distanca me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  për zbardhjen e ngjarjes.



3 Comments

  1. Është koalicioni më paradoksal dhe i çuditshëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Nën ‘çadrën’ e Partisë Demokratike janë mbledhur ‘armiqtë’ e përbetuar historikë, personazhe të politikës që mbrojnë kauza krejtësisht të kundërta, parti pa asnjë pikëtakim programor dhe ideor me njëra-tjetrën, por edhe parti pas të cilave qëndrojnë njerëz problematikë në raport me ligjin. Pas përfshirjes së Shpëtim Idrizit, që mban flamurin e çështjes çame, në një listë kandidatësh për deputetë me Vangjel Dulen që përfaqëson linjën e kundërt të çështjes çame, ka befasuar Bamir Topi, i cili është në tratativa për t’u rikthyet në familjen e vjetër politike.

    Bamir Topi ka firmosur në minutat e fundit një marrëveshje me Lulzim Bashën

  2. Të gjithë për ty i paemër janë armiq në kampin e djathtë.Psikologji komuniste.Ne jemi më të mirët.Historia dihej dikur kush ishit dhe tani në demokraci po tregoheni të pa ndreqshëm!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *