• |
ide | kryesore

Guardiola zbulon sekretin e fitoreve të Manchester City: “Një thes me para për merkaton”

-Instant, Sport



Manchester City, me fitoren në Champions League kundër Borussia Moenchengladbach, ka arritur suksesin e 19 radhazi këtë sezon. Me dhjetë pikë avantazh ndaj rivalëve të tyre të United dhe Leicester, Citizens janë në rrugën e duhur për të sjellë titullin e Premier League përsëri në shtëpi dhe gjithashtu po japin sinjale të forta edhe për Champions, që ka qenë prej kohësh fokusi i familjes Mansour.

Kjo është arsyeja pse në 2016 u zgjodh Guardiola, dikush që e njeh mirë kompeticionin më të mirë europian për klube me dy Champions të fituar si trajner dhe një Kupë Kampionesh si lojtar. Për ta bërë këtë, klubi i ka vënë në dispozicion fushata faraonike të blerjeve, siç tregohet nga të dhënat e CIES.

Dhe trajneri katalanas nuk bën asgjë për ta mohuar. Atyre që e pyetën, mbrëmë, se cili ishte sekreti i ManCity, ai u përgjigj troç: “Ne kemi para për të blerë shumë lojtarë të pabesueshëm, kjo është e vërteta. Pa lojtarë cilësorë, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur. E pastaj ekipi është i përbërë nga njerëz fantastik, të gjithë kanë një marrëdhënie të pabesueshme me shokët e tyre të skuadrës dhe luajnë çdo ndeshje duke menduar vetëm se si ta fitojnë atë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *