• |
ide | kryesore

Inter vatër infeksioni: pesë pozitivë mes drejtuesve e stafit teknik, përfshirë Marotta e Ausilio

-Instant, Sport



Pesë pozitivë me Covid-19 tek Inter, ku duket se ka shpërthyer një vatër infeksioni: në deklaratën e lëshuar nga shoqëria zikaltër shkruhet se edhe dy drejtuesit e lartë të administrimit, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik kanë rezultuar pozitivë. Të gjithë drejtuesit dhe i gjithë grupi skuadër do të ndjekin tashmë në mënyrë urgjente procedurat e kërkuara nga protokolli shëndetësor. Sidoqoftë, askush nuk ishte infektuar nga lojtarët e skuadrës dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm për Inter. Tamponët e kryer, në fakt, kanë dhënë rezultate negative dhe aktiviteti sportiv, pra, vazhdon normalisht.

Për momentin nuk është infektuar askush nga lojtarët, të cilët mund të vendosin nëse do të flenë në shtëpi apo në Pinetina. Në çdo rast, kontrollet në grupin e ekipit do të intensifikohen, ndërsa lojtarët do të vazhdojnë stërvitjet dhe me aktivitetet e tjera të ekipit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *