• |
ide | kryesore

Kanye fotogragohet për herë të parë pas divorcit me Kim

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West është parë në publik që pas dorëzimit të letrave për divorc me Kim Kardashian. Ai vihej re teksa largohej nga zyra e tij në Malibu, ndërsa hipte në makinë u përpiqte të fshihte fytyrën.
Reperi i njohur, deri vonë është parë që ende mbante një unazë martese, ndërsa Kim e kishte hequr menjëherë pas ndarjes.

Kardashian bëri kërkesë për divorc të premten e kaluar nga Kanye West pas shtatë vjet martese dhe katër fëmijëve. Edhe pse u përfol për javë të tëra, çifti tashmë ka rënë dakord për ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se Kim të premten e kaluar bëri një kërkesë për divorc ndaj Kanye West pas shtatë vjet martesë. Çifti ishte së bashku që nga viti 2012. Së fundmi, Kim u pa në Calabasas, dhe mund të themi se 40-vjeçarja dukej shumë e lumtur.

Ndërkohë, sipas raportimeve, gjendja e reperit të njohur amerikan po përkeqësohet dhe mësohet se ai rrinte me shpresa që Kim të mos dorëzonte letrat për divorc.
Siç duket, çifti dështoi ta kapërcejë krizën që në “episodet” e vitit të kaluar të Kanye në të cilat ai tha gjëra të shëmtuara për Kim dhe familjen e saj publikisht, ku pretendonte se ai nuk mund të divorcohej nga ajo. Në këto episode, Kanye krahasonte nënën dhe menaxherin e saj Kris Jenner me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *