• |
ide | kryesore

Lajçak flet për hartën në zyrën e tij dhe kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për kritikat që pasuan intervistën e tij dhe në sfond kishte një hartë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka shkuar se harta është keq interpretuar. Ai ka publikuar foto të saj nga afër dhe ka thënë se ajo është një hartë zyrtare e BE-së dhe Kosova ka një linjë ndarje nga Serbia.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, – thekson Lajçak. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Une besoj se Zoti Lajçak nuk do kete mundesine qe te udheheqi dialogun Serbi-Kosove me sukses. Ai ka treguar se nuk e njeh historine ose nuk do ta njohe. Realiteti ne Kosove eshte shume ndryshe nga interpretimi qe mundohet te jap zoteria. Smund te jeshe albiter kur je pale me njerin nga ata qe do ti ulesh ne bisedime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *