• |
ide | kryesore

Lëvizja e radhës e Turqisë, lëshimi i 87 anijeve dhe avionëve luftarakë në Egje

-Instant, Lajme, Planet

Anija turke “Cesme” që shkaktoi një valë të re tensioni me Greqisë dhe Turqisë është larguar nga deti Egje. Anija nuk dihet nëse do të kthehet, ndërkohë që Turqia do të fillojë një stërvitje të madhe ushtarake, të quajtur “Atdheu i Kaltër”.


Anija “Cesme” u largua në mëngjes nga zona e NAVTEX-it në Egjeun qendror – dhe sipas informacionit, ajo po drejtohet për në Izmir, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet në zonë.


“Ndoshta, largimi i “Cesme” ka të bëjë me stërvitjen e madhe turke të quajtur “Atdheu i Kaltër” që do të zhvillohet nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe” shkruajnë mediat greke.

Siç është njoftuar nga Ankaraja, 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca të tjera do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake, ku Turqia do të tregojë forcën.

Të martën ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar akuzoi Greqinë për “ngacmimin” e anijes “Cesme”, diçka që e mohoi kategorikisht Athina. Ende nuk dihet cfarë do të ndodhë me raundin e 62 të negociatave mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu