• |
ide | kryesore

Lubonja: Problemi që kanë të gjitha sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja foli në emisionin “Real Story”, në News24, për sondazhet parazgjedhore, të cilat nxjerrin kryesisht fituese mazhorancën e kryeministrit Edi Rama. Për Lubonjën një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe sipas tij sondazhet kanë probleme. Ai thekson se është e pashpjegueshme që shqiptarët të mund të votojnë sërish këtë qeveri, pas gjithë kësaj situate me pandeminë, krimin, tërmetin.

“Nuk e shpjegoj dot, se pas gjithë kësaj situate më duket se nuk di çfarë janë ata shqiptarë që mund të votojnë akoma këtë qeveri, duke llogaritur vetëm trajtimin kriminal që po i bëhet pandemisë, por edhe për shkallën e bashkëpunimit me krimin. Të gjitha sondazhet për mua kanë probleme. Përtej kësaj, do të shikoja disa fenomene. Ata njerëzit që nuk guxojnë ta deklarojnë votën mund të jenë më shumë me opozitën, se me mazhorancën, por mund të kenë frikë.

Duke u ndalur tek opozita, nëse do bëja krahasim me Kosovën, ku pamë një frymë që shkatërroi kastën e vjetër, unë shoh dy elementë, zhgënjimi me klasën politike që ka qeverisur dhe besimi. Sa besim ke te forca e re. Te PD ka një ndryshim, ka njerëz shumë më normal, se këtu është problemi sa normalë i kemi ata që janë në krye, nga ana psikike. PD dhe LSI e kësaj radhe nuk na mashtrojnë dot. Kjo ka të bëjë me faktin se besimi nuk është aq i madh, por zhgënjimi, arroganca e Ramës, pandemia, tërmeti, gënjeshtrat e pafundme, të gjitha këto i kanë lodhur njerëzit”, – tha Lubonja.
©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ai nuk ka qenë protaganist publik i ndonjë gjyqi të famshëm, përveç dy gjyqeve, atij të Gërdecit, dhe atij të Ilir Metës.

    Vetëm pse ai është në konflikt me Ilir Metën për kontrollin e reformës në drejtësi dhe me Sali Berishën për shkak të djalit të tij, është kthyer automatikisht në një figurë të urryer për opozitën, e cila ka sulmuar me një gjuhë talebane, SHBA-në.

    Ky mllef ndaj SHBA për nderimin e Dvoranit dhe injorimi i respketit ndaj Bashës, identifikon lidershipin real të opozitës dhe tregon se kush e udheheq atë.

  2. Jepi brigada e ziftit, zhuli i Ram rrumpalles. C’do arsyetim llogjik ju ndersen si qene te terbuar. Jeni pjesa me dhjere e vendit.

  3. Nese ka nje njeri qe i duhet ngritur kapelja sa here qe flet , ai eshte Luonja .
    Por plehrat ngelen veçse plehra , djegja eshte shpetimi nga keto plehra .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *