• |
ide | kryesore

Marko Caka pjesë e një projekti me emra të rëndësishëm të showbizit botëror

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur shqiptar, Marko Caka, prej vitesh është pjesë e industrisë kinematografike. Së fundmi, Caka po luan në një film për Netflix. Këtë mëngjes, aktori ishte i ftuar në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv I pyetur nga gazetari, aktori tregon se si arriti të bëhet pjesë në këtë projekt me emra të rëndësishëm të showbizit, ai tregon:

“Tek ky film kam dhënë një audicion, ishin kohët që filluan të hapeshin kamerat e filmave të mëdhenj, mu kërkua një rol i reporterit dhe unë dhashë një audicion dhe pas disa javëve mora një përgjigje pozitive, për të marrë pjesë në këtë film”, tregoi Marko Caka.

Marko në film ka rolin e një reporteri dhe i pyetur nga gazetari nëse ka ndikuar ekperienca e tij si reporter, në rolin e tij si i tillë, Marko u shpreh:

“Sigurisht që ka ndikuar sepse e kisha më të lehtë pasi kisha ekperiencë në këtë fushë”.

Flavio:Ti ke arritur të ndërtosh një karrierë të madhe me role të vogla, dhe po ndërton një punësim konstant, dhe çdo rol nga këto të krijon një Cv të rëndësishme, është kjo qasja jote? Ndër të tjera, aktori tregoi se është një ekperiencë shumë e mirë të jesh në shesh-xhirim me yje të tilla si De Caprio apo Ariana Grande.

“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me yjet dhe eksperiencën e tyre dhe kjo është një ekperiencë që nuk e përjeton shpesh’ u shpreh Marko.

Përsa i përket industrisë shqiptare të filmit dhe nëse i është kërkuar nga kinematografia shqiptare për ndonjë rol, ai tregoi:

“Të jem i sinqertë nuk kam kontaktuar prej kohësh, kam pasur një kontakt vite më parë, por 5 vitet e fundit nuk kam pasur shumë kontakte”, rrëfeu aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *