• |
ide | kryesore

Moviola e Cesarit evidenton favoret që iu bënë Real Madrid: “Nuk ishte i kuq, por Var nuk ndërhyri”

-Instant, Sport



“Var duhet t’i tregonte gjyqtarit imazhin e kontrollit të Mendy me këmbën e majtë dhe drejtimin e topit që shkon drejt pjesës së jashtme të portës të mbrojtur nga Gollini. Si mund të thuash që kjo është një mundësi e qartë goli? Ndërhyrja e Var do të kishte qenë shumë e rëndësishme”. Në ‘Pressing Champions League’ Graziano Cesari, ish-arbitri i njohur italian, ka analizuar episodin e përjashtimit me karton të kuq të Freuler për një kontakt me Mendy, i cili kushtëzoi ndeshjen mes Atalantas dhe Real Madrid, duke detyruar ekipin e Gasperini të luante me 10 lojtarë nga minuta e 17. “Kartoni i verdhë do të kishte bërë që të gjithë të binin dakord e nuk do ta prishte këtë ndeshje futbolli”, shtoi Cesari.

Cesari pastaj drejton vëmendjen tek mungesa e kartonëve të verdhë për Modric, për një faull ndaj Pessinas, për Vazquez për një aksion të ndërprerë me një ndërhyrje në rrëshqitje me një krah të ngritur lart dhe mbi të gjitha Casemiros, i cili kishte një të verdhë, e u rrëzua në zonë duke simuluar dhe nuk u sanksionua nga gjyqtari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *