• |
ide | kryesore

Presidenca përgatit portal për ankesat/ Meta thirrje: Verifikoni që tani ku e keni qendrën e votimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë qendrat ku do të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se do të hapet dhe një portal për qytetarët në institucionin e Presidentit që të informojnë për shqetësimet në lidhje me këtë çështje.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!
Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet. ??”, deklaron Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *