• |
ide | kryesore

Rama: Pranvera periudhë vaksinimi intensiv. Përfshijmë dhe ushtrinë dhe studentët e infermierisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Berati, ku sot po vaksinohen bluzat e bardha kundër COVID-19, Edi Rama premtoi se pranvera do të jetë një periudhë vaksinimi intensiv dhe kërkoi edhe përfshirjen e ushtrisë dhe studentëve të infermierisë.

“Shpresoj shumë që në ditët në vijim, pa u bërë ditët javë të tëra të kemi lajme të mira për rritjen e sasive edhe për shtrirjen intensive të vaksinimin. Duhet të përgatitemi sidoqoftë për të pasur një rrjet kapilar jo vetëm me Qendrat Shëndetësore, por të përfshijmë dhe ushtrinë, të përfshijmë dhe studentë të infermierisë, në mënyrë që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një periudhë vaksinimi intensiv dhe t’ia dalim që të kemi një pozicion shumë lart në klasifikimin e vendeve për nga eficenca e bërjes së vaksinës.
Me ndihmën e Zotit besoj që do ia dalim më shpejt se sa vonë në këtë betejë të hatashme”, deklaroi Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se sot përmbyllen 10 mijë vaksinime.



5 Comments

  1. DO TE ……………………. 3D
    DO TE …………………… 3D
    MBASI TJU MARR VOTAT
    DO TJU LIROJ EDHE NENAT
    SIPAS KURVES SE KRISTAQIT

  2. Hiq o Ndrio hiq!!!

    Me 7000 doza, do vaksinoni dynjane! Fuckin propaganda!

    Shume here i kam then, mos ndrysho shitesin e mallit se ta hedhin. Kupton ky agua?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *