• |
ide | kryesore

Rita Ora koncert në Australi për paradën e komunitetit LGBTQ+

-Instant, Paparazzi, Slider



Në Australi, më 6 mars të këtij viti, do të organizohet parada e homoseksualëve, biseksualëve, lesbikëve dhe transgjinorëve.
Mësohet nga prestigjozia “The Black Box” se këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora do të jetë ajo që do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBTI në Asutrali.

Këngëtarja shqiptare, interpretuesja e hiteve botërore do të performojë live së bashku me emra të tjerë të njohur të muzikës.
Aktualisht Rita Ora po qëndron në Sydney për spektaklin “The Voice of Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.
Ndërkohë, vitin që lamë pas, ajo që këndoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, ishte një shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Si Dua, ashtu edhe Rita, kanë shfrytëzuar gjithmonë profilet e tyre në rrjetet sociale për t’i mbështetur njerëzit e këtij komuniteti. Ato njihen si suportuese të komunitetit LGBTI.
Rita Ora, ylli ndërkombëtar i hiteve “Anywhere” dhe “Big”, do të performojë së bashku me artistë të tjerë, duke përfshirë dyshen elektronike të këndshme Electric Fields, tekstshkruesin e muzikës pop, fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare – Montaigne dhe të dashurën – G Flip.
Kujtojmë se Rita Ora Lindi në Prishtinë, dhe më pas prindërit e saj vendosën që të zhvendosen në Londër kur ajo ishte e porsalindur. Ajo filloi të këndojë në moshën 14 vjeçare dhe që atëherë nisi karriera e saj në muzikë që tanimë ka marrë përmasa të mëdha ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *