• |
ide | kryesore

Shpërbëhet “opozita parlamentare”, deputetët sytë katër për një vend në listat e 25 Prillit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pasi PD dhe LSI dogjën mandatet e deputetëve, një mori kandidatësh nga fundi i listave nisën të kacavirren për t’u hedhur drejt e në karriget e mbetura bosh në parlament. Lloj-lloj personazhesh qesharakë mbushën ekranet e televizioneve duke u shndërruar në ushqim për meme, ndërsa kuvendi i ngjan çdo të enjte një cirku të pakrahasueshëm me asnjë kohë tjetër.

Por aty ku të gjithë shihnin gallatën, Edi Rama pa 122 vota me të cilat kaloi ligjet që donte, ndryshoi Kodet sipas interesave të momentit dhe përshtati Kushtetutën sipas strategjisë elektorale të Partisë Socialiste. Kjo masë e larmishme personazhesh qesharake u pagëzua si “opozita parlamentare” megjithëse PS gjeti përherë mes tyre, aq vota sa iu deshën. Por me afrimin e 25 Prillit vlera e kartonëve jeshilë ka rënë, ndërsa interesat e PS tashmë janë në terren, ku bëhet fushata. Një pjesë janë rreshtuar që tani me Partinë Socialiste dhe janë shpërblyer për votat që kanë dhënë në kuvend për mazhorancën. Të tjerë janë në kërkim të ndonjë vendi në listat e PD, LSI apo kanë dalë më vete.

Ylli Shehu, pasi mori mandatin e djegur nga LSI në 2019 është në negociata me socialistët për të kapur një vend në listat e saj për deputetë.

Edmond Rrushi, i ardhur nga listat e LSI-së, ka nisur punën në qarkun e Tiranës për fushatën e Socialistëve me shpresë se do të gjendet një hapësirë për të, njësoj siç bëri edhe deputetja Ediola Braho pak kohë më parë në Gjirokastër.

Të tjerë janë në pritje të ndonjë oferte. “Jemi në biseda me miqtë dhe shokët. Nuk është vetëm PS, nuk e përjashtoj as atë dhe as të rejat që kanë krijuar” tha Nimet Musai, edhe ky një tjetër prurje LSI-së.

Çfarë do të bëjë Ralf Gjoni, që nuk ka një zonë tradicionale për t’u mbështetur në elektoratin e tij? Duket se deri tani nuk i është premtuar asgjë, pasi LSI e përcolli duke e goditur me bojë. “Unë nuk mundem të kandidoj me PS-në, pasi mbetem opozitar i kësaj partie në pushtet” ka thënë ai i pyetur nga gazetarët për të ardhmen. Megjithatë shpresa vdes e fundit. Një shkelje syri për Ramën ishte sulmi publik ndaj ambasadorit britanik Dankan Norman, pasi diplomati bëri një deklaratë jo fort të pëlqyeshme ndaj kryeministrit.

Rudina Hajdari ka gjetur një formë më elegante për të vazhduar shërbimin, me kandidimin në Elbasan. “Ndihem e bekuar që jam rritur duke u larë në lumin Shkumbin, kam pirë nga burimet e pastra të ujit dhe kam shpenzuar një pjesë të mirë të fëmijërisë sime aty”, e ka shpjeguar Hajdari zgjedhjen e saj, që gjeti të papërgatitur edhe vetë drejtuesit e Nismës Thurje. Shpjegimi duket të jetë në përballjen që do të ketë me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin. Kundërvënia ndaj aleancës LSI-PD ishte argumenti që e mbajti në kuvend, kur opozita dogji mandatet.

Deputetët që la pas Partia Demokratike kanë pasur zgjedhje të tjera, disi më të çorientuara. Korab Lita i ardhur nga radhët e PD-së u premtoi gazetarëve se do të jetë në opozitë të fortë ndaj Edi Ramës “Do ta “thyej në mes” në Kamëz” u shpreh Lita, megjithëse qëndrimi në kuvend ka dëshmuar shpeshherë të kundërtën.

I famshmi Kujtim Gjuzi ka regjistruar koalicionin e tij në 25 Prill. Aleanca përbëhet nga partitë e Zef Shtjefnit, Selami Jenisherit dhe Kostaq Papa.
Emri i koalicionit përfshinë të gjitha partitë, ndërsa sigla është një bashkim shkronjash që rezultoi në “AOKBPEK”.

Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Myslim Murrizi pritet do të kandidojë në 4 qarqe në zgjedhjet e 25 prillit, në Fier, Tiranë, Korçë dhe Elbasan.

Përjashtim nga deputetët e PD që pranuan mandatete e djegura bën Artur Roshi i Ballit Kombëtar Demokrat. Nuk dihet se si do ta justifikojë Lulzim Basha vendimin për ta pranuar në koalicion Roshin, por ai është i vetmi nga deputetët që u pranua të rikthehej në koalicion me PD edhe në fushatën e 25 Prillit.

I drejtpërdrejtë dhe thuajse përbashkues në filozofinë e tij, ka qenë Lefter Maliqi. Kur e pyetën në oborrin e parlamentit se me kë logo do shfaqej në 25 Prill para elektoratit, ai i ra shkurt.

“Me cilën parti? Me atë që do të fitojë” u tha Lefter Maliqi gazetarëve. Në zgjedhjet e kaluara ka kandiduar edhe për PS, edhe për PD edhe për LSI dhe është një ndër pionierët e kësaj mënyre mbijetese në politikë.©Lapsil.al



17 Comments

  1. Eshte e qarte si drita e diellit qe politka Shqiptare nuk ben dote pa keto figura te ndritura te qenefit.Pasi moren haracet nga krye.k tani si duket terezia j’u mesua bytha me rehatine e kuvendit ,duan edhe keta funderina te dale nga jashqitjet e partive ndonje vend ne parlament.Keta do te mbahen ment gjate si kermat ,dhe plehrat me te medhenj te keti vendi.E cfar deputelliku duan keta mor aman keta jane niveli zero i inteligjences njerezore,merr kllouna dhe bej deputet,mos te harrojne ate Jenisherin mor aman se ai eshte deputeti me sexi.

  2. Kete ju e quani “opozita parlamentare”? Absurditet . Po kur te gjitha ligjet edhe ai me i vogli kaluan me mbi 90vota si mund ti quash opozitar kete karagjoze ? Hiq nje pes a gjasht kokrra nga kete , te tjeret ishin veçse dele te marrosura qe kishin humbur gerxheve e kodrave . Mandati i meparshem parlamentar do mbahet mend si parlamenti i krimineleve , ndersa ky qe sapo leme do mbahet mend si palrlamenti i karagjozeve , parlamenti i te çakerrdisurve .
    Kam frike se edhe ky sezon parlamentar qe do te vije nuk do jete me i mire , e sigurt eshte se nuk do jete ne kete nivel kaq te basarduar por minimalisht do jete parlament i sahanlepiresve . Sepse mosndryshimet u bene qe deputetet te jene sahanlepirsa te liderve te tyre dhe jo te popullit te tyre . Perderisa politka dhe lideret e tyre nuk pranuan ndryshimet e sistemit dhe sidomos te leshonin pushtet , atehere ne thesht ne po shohim e do shohim nje film te perseritur me dhjetra here . Derisa populli do tju duroje(nga halli) , atehere ju vazhdoni e silluni si sulltaner . Nxirrni shpatat e kosisni sa majtas e sa djathtas derisa file bari te mos mbes ne toke , derisa kembe shqiptari te mos mbetet ne kete vend .

    1. Opozite Parlamentare e quajti Rama dhe mediat e tij per te legjitimuar pushtetin e per te shmangur zgjedhje te parakohshme.

      Dakord jam me ty, per sa kohe listat i ben kryetari deputetet nuk mbajne direkt pergjegjesi e llogaridhenie mbi elektoratin qe voton.
      Duhet sistem mazhoritar i paster ku cdo deputet kandidon direkt ne nje zone, dhe banoret e zones dine ke kane deputet dhe kujt ti kerkojne llogari, ne nje fare menyre perfaqeson edhe ato qe nuk e kane votuar.
      Nje mundesi eshte edhe sistemi elektoral qe ka Kosova, proporcional mazhoritar me prag te larte e me lista te hapura.

      Duke qene se opozita eshte e demtuar me sistemin aktual, sapo te vije ne pushtet duhet ta kete prioritet dhe te mos presi muajt e fundit para dates se zgjedhjeve te rradhes.

  3. Njëri nga djemtë e tij, Muhamed Lici, është dënuar në mars të 2017 me 13 vite burg, pasi akuzohej se drejtonte një grup që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.

    Djali tjetër, Ibrahim Lici, është shpallur në kërkim për t’u pyetur mbi atentatin ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019.

    Vetë Mustafa Lici kërcënoi kryebashkiaken e PD-së në Shkodër, Voltana Ademi, në vitin 2017, ndërsa ka refuzuar të plotësojë formularin e pasurisë, dërguar nga OFL.

    Partia e dytë është ajo e Mark Frrokut, të cilin PD dhe Lulzim Basha e kanë akuzuar si trafikant femrash.

    Tashmë të dy këta personazhe, janë në koalicion me PD-në dhe rrëzojnë kauzën e dekriminalizimit të Lulzim Bashës.

    Interesant është edhe fakti, se Basha ka në të njëjtin koalicion, edhe një monark, Shpëtim Axhamin, por edhe një republikan, si Fatmir Mediu.

    Për të mos folur pastaj për dyshen Dule-Idrizi, dy armiq të betuar, që përfaqësojnë kauza të kundërta.

    Shpëtim Idrizi Lufton për kauzën çame, ndërkohë që Vangjel Dule nuk e njeh dhe e mohon atë.Ti me shume xxxxxxxx lexo ta kuptosh kur i ka kriminelet ne kualicion mos mer mesazhe nga byrektorja e pd ne katin e dyte se tregon qe je karelepires cecen

    1. DOLET JU PIDHROPSHAT E KUQ? O KU QIFSHA RRACEN DHE GJAKUN E KURVES QE KENI NE VENA O KURVA TE LINDURA . ÇA LLOGJIKE BENI O JU QIFSHA ROPT MARE E PRAE ? JU JENI KAFSH JU NUK KENI LIDHJE ME NJERIUN . PAPAGAJ ME PAGESE , ROBOTA QE PER NJE SUFLLAQE SHISNI BYTHEN DHE CIPEN . ROPT MILITANTEVE TE MAVJOSUR

    2. I gjori ti që mesa duke nuk di të shkruash vetë, e këtë e tregon e vetmja fjali e fundit tëndja, ku në vend të koalicion , shkruan kualicion, duket kjartazi që medemek”komentin” tënd, e ke shkëputur si fragment nga ndonjë gazetë që mer para nga Rama.
      për “kualicionin” nuk të vë dhe aq shumë faj se ka edhe më keq.
      Deputeti Qefaliaj i PS, në vënd të thotë perfekt, thoë fjalën me kuptimin krejt tjetër “prefekt”

      1. Duket qe eshte suflaqexhi i merushe putanes , dava kurvash kuqalashe kopjo andej e boti ketej.
        Ptuuuuuuuuu ju qifsha motrat mitant te mavjosur

  4. Ata hëngrën ça hëngrën tani të hanë menderen.Siç erdhën do ikin.Erdhën nga hiçi dhe do shkojnë prapë në hiç.Do kujtohen vetëm si palaçot e Ramës.

  5. Rrofte populli ma karaxhoz i kontinentit Europe,SHQIPTAR!
    Shtylla korrizore e ka fajin.Ajo i mungon shqipkareve.
    Sahanlepires-qelepirxhinje,copa muti qe marrin formen e shojeve sa here i shtype me kembe.
    Karakter-humbur ne luksin e majmunllekut,hajduter e kopjacer te te ashtuquajturave modernizma alla shqiptarce.
    Shkurt,asht koha me u zhduke nga ky vend gjiriz,qe nuk jetojne qenje njerezore,por minje e lanxho jargavites.
    Pordhpull ky jena dhe keto zorraxhinje meritojme!
    Te na rruajne sa te Alpeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *